Nëse Beogradi organizon zgjedhjet, duhet ndërpre dialogu

Nëse Beogradi organizon zgjedhje në Kosovës, apo përdor qasjen si ndaj referendumit, të cilin nuk e shpalli të pavlefshëm, atëherë Kosova duhet të ndërpres dialogun me Serbinë”, ka thënë ndër të tjera Shala, duke kritikuar vazhdimisht qeverinë e drejtuar nga kryeministri Thaçi për mungesë strategjie ndaj zhvillimeve në dhe rreth Kosovës, ka thënë nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala, në emisionin Rubikon të KTV-së.
Shala ka thënë se nëse është pranuar që në fusnotë të futet Rezoluta 1244, atëherë ajo duhet të shfrytëzohet nga qeveria. Sipas tij, me Rezolutën 1244 Serbia nuk ka të drejtë të organizojë zgjedhje në Kosovë dhe as të ketë kurrfarë strukturash të saj brenda territorit të Kosovës, transmeton Telegrafi.
Shala, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të merr masa për të integruar veriun, dhe jo të qëndrojë pasive ndaj kësaj gjendje. Ai ka thënë se Kosova duhet t’ia imponojë Bashkimit Evropian që nisja e dialogut me Serbinë për anëtarësim, të varet nga tërheqja e Serbisë nga veriu i Kosovës.