E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard: Drogba më i miri në botë

Sokol Paja
E tërë Europa në sulm për Drogban. Nga i gjithë kontinenti vijnë komplimente dhe elozhe për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë. Në prag të ndarjes së Cmimeve më të rëndësishme të futbollit, si Topi i Artë, një prej pretendentëve dhe të nominuarve për këtë cmim prestigjioz është edhe Didië Drogb, sulmuesi gjigand i Celsit, i cili kërkohet me ngulm nga shumë skuadra si Reali, Milani, Interi etj. Të gjithë e kanë zili aftësinë shënuese të tij dhe të gjithë do ta donin në skuadrën e tyre. Më në fund, sikur të mos mjaftone tërë shtypi sportive që shkruan për të dhe tërë deklaratat bombastike në adresë të tij, edhe shoku i skuadrës së Ceslit, Frenk Lampard, e ka komplimentuar, duke e quajtur si sulmuesin më të mirë në botë. Deri tani është shndërruar si shtylla e ekipit dhe jo vetëm e sulmit tek skuadra e Celsit, pasi edhe forma e Shevcenkos lë shumë për të dëshiruar, të paktën këtë sezon. Pas mungesës së Balakut, dëmtimit të Territ dhe formës jo të mirë në Shevës e lojtarëve të tjerë të ardhur te Celsi, Drogba është shndërruar në ikonën e këtij ekipi gjatë këtij sezoni dhe ka qenë shumë përcaktues në takimet që ekipi i tij ka zhvilluar. Mesfushori anglez i Celsit, Franck Lampard, ka ngritur lart shokun e tij të ekipit, Didier Drogba, i cili bëri një paraqitje shumë të mirë në Ligën e Kampioneve përballë Schalke-s 04 (2-0), duke thënë për të: "Është lojtari më i mirë në botë aktualisht". "Është shumë e qartë. Ai është lojtari më i mirë në botë, duke bërë diferencën. Wayne Rooney, për shembull, është një lojtar klasi ndërkombëtar, por jo i kompletuar si Didier", u shpreh para mediave Lampardi, aktualisht kapiten i Bluve ne mungese të John Terry, i dëmtuar. "Ai posedon gjithcka: teknikën, shpejtësinë, efikasitetin, lojën në ajër. Ai është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur", theksoi ai. Lampardi gjithashtu i dha një mesazh drejtuesve të Celsit për ta mbajtur sulmuesin 29-vjecar sa të jetë e mundur më shumë. "Është shumë e rëndësishme kur e sheh tek luan në ekip. Ai frymëzon të gjithë grupin në fushën e lojës, pasi nuk e jep veten deri në minutën e fundit", theksoi Lampard. Edhe pse kërkohet nga shumë skuadra të eEuropës, edhe pse vetë kishte shfaqur dëshirën e largimit nga ekipi pas largimit të Murinjos, Drogba vetëm para disa ditësh lëshoi një deklaratë besnikërie Celsit, ku thoshte se do të vazhdonte edhe për disa kohë që të ishte me Blutë e Londrës. Drogba që u transferua nga Marseja në Londër, brenda një periudhe jo të gjatë, arriti të fitonte shumë me ekipin e Celsit dhe tashëm është më i rëndësishmi në ekipin e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›