E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marçelo Lipi : Dua të rikthehem shpejt

Ish-trajnieri i kampionëve të botës në futboll, Marcelo Lipi është shprehur se do të rikthehet shumë shpejt në botën e futbollit. Pasi ka kaluar afro një vit nga ndarja e tij me futbollin ai ka shfaqur hapur dëshirën e tij për t'u rikthyer përsëri në botën e futbollit. Ish- kampioni i botës në drejtim të azzurrëve ka thënë se aktualisht nuk ka një skuadër të cilën e ka në mendje për ta drejtuar por dëshirë ka që të jetë protagonist sa më shpejt në futboll. "Dua të jem sa më shpejt që të jetë e mundur në sportin e futbollit," ka thënë trajneri azzurr.
Pas shkëputjes nga bota e futbollit Lipi provoi si shumë trajnerë të tjerë të futbollit të punojë si komentator sporti në një televizion në Itali dhe për këtë punë Lipi është shprehur, "Ishte një eksperiencë shumë e mirë dhe ia kam kaluar shumë mirë në atë rol, por pa futbollin nuk mund të rri. Dua të rikthehem sa më shpejt që të jetë e mundur" ka treguar për gazetën italiane La Gazzeatta Dello Sport. Trajneri italian nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë edhe trajner i kombëtares angleze të futbollit, pasi sic dihet për rezultate negative që ka arritur të marrë kjo kombëtare tani Federata Angleze po kërkon një zëvendësues të denjë për trajnerin Meklaren. Pas Lipit edhe trajneri i Celsit është përfolur për këtë post por në lidhje me këtë cështje Lipi ka thënë se " Nuk flas shumë mirë anglisht dhe kjo më pengon që të drejtojë kombëtaren e këtij vendi, por gjithsesi më pëlqen që të drejtojë në Angli dhe dua që të paktën të punoja si menaxher talentesh, apo dicka të përafërt më këtë punë, por edhe kombëtaren e dua shumë pavarësisht se gjuha më pengon jo pak në këtë detyrë të rëndësishme për një trajner" ka thënë më tej Lipi.
Pas rezultateve negative në kampionat dhe një shkëlqimi jo konstant në Champions edhe Milani mund të jetë një pistë ku mund të shihet duke drejtuar këtë sezon, por trajneri edhe këtë pistë s'duket se e ka lënë mënjanë për të parë zhvillimet në ditët në vazhdim, kësisoj për të parë të ardhmen e tij të vërtetë. " Për Milanin nuk mund të them gjë konkrete dhe do ta drejtoja me kënaqësi këtë ekip të madh, por sikurse është ekip i madh, përsëri ka edhe një trajner të madh nuk besoj se do të ishte një moment i keq për ta zëvendësuar Ancelotin. Ai ka punuar mirë dhe është një trajner shumë i mirë dhe nuk mendoj se do të jem një zëvendësuesi i tij. Lipi deri tani ka lavdëruar punën e Donadonit dhe është shprehur se ka akoma punë për të bërë dhe se është një trajner që ka bërë shumë për Italinë dhe që është në të mirën e kësaj kombëtareje që të drejtohet akoma prej këtij trajneri që Lipi e konsideron si shumë të gjetur për kombëtaren me të cilën u shpall kampion bote para një viti. "Dëshiroj që të kualifikohen dhe pastaj gjërat do të jenë më të lehta dhe më të arrira për kombëtaren Italiane pavarësisht se ka një ndeshje shumë të vështirë në Skoci. Dhe në këtë takim do të varet dhe kualifikimi i skuadrës italiane. Në lidhje me fitimin e topit të artë Lipi ka thënë se më shumë në botë e meriton mesfushori i Milanit Andra Pirlo, pasi është një futbollist shumë inteligjent dhe shumë punëtor, nga ai nisin të gjitha sulmet e Milanit dhe është busulla e mesfushës së Milanit dhe kombëtares Italiane. Nuk them se Kaka nuk meriton një cmim të tillë por unë do të votoja Pirlon. Ai është një mesfushor me dhunti të mëdha, e meriton të jetë numri një në botë," ka përfunduar Marcelo Lipi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›