Marca: “Ronaldinjo në janar te Milani”

Sokol Paja
Pas problemeve të shumta të kohëve të fundit mes tij dhe trajnerit Frenk Rajkard, klubi vendos ta shesë. Sulmuesi brazilian i Barcelonës mund të kalojë te Minali që në muajin janar të vitit 2008, pasi vetëm në këtë muaj është mundësia e transferimit gjatë merkatos dimërore. Lajmi i bujshëm bëhet i ditur nga e përditshmja sportive spanjolle Marca, në cilën shkruhet se Braziliani nuk po kalon një moment të mirë në Barcelonë dhe afrimi i divorcit të tij me klubin katalanas është më afër se kurrë. Krisja mes palëve ka filluar që kur në disa ndeshjet e fundit, trajneri Raikard e ka lënë jashtë ekipit brazilianin e Barcës, për shkak të disa parregullsive të shfaqura në stërvitje dhe thyerjes së disiplinës e rregullores së ekipit. Sipas të njëjta burimeve mësohet se presidenti aktual i Barcelonës Huan La Porta, ka filluar që të mos e përkrahë më gardën e vjetër dhe ka filluar prej kohësh që të simpatizojë dhe të përkrahë tre të rinjtë e ekipit që po shkëlqejnë në këtë sezon. Në të përditshmen spanjolle shkruhej: "La Porta nuk mendon më për Ronaldinjon dhe u ka dhënë shumë përparësi treshes së momentit në Spanjë Messi-Dos Santos dhe Kerkic". Për të ardhmen e ekipit të tij, La Poarta ka menduar që të nxjerrë në treg yllin brazilian të ekipit katalanas Ronaldinjo me një cmim fillestar prej 60 milionë euro. Kjo shifër është më se e pranueshme për drejtuesit e Milanit, të cilët më parë e kishin kërkuar me një cmim më të madh për ta pasur në skuadër yllin brazilian, por që kishin hasur në pengesën e vetë presidentit La Porta që deri deje e konsideronte të pashitshëm. Nëse Milani e ble Ronaldinjon, ata prapë se prapë nuk do të mund ta përdorin atë deri në qershor në ligën e kampioneve, pasi braziliani ka luajtur më parë me ekipin e Barcelonës në Champions. Presioni i klubit Londinez të Celsit, për të blerë Ronaldinjon në ekipin e tyre, ka bërë që ekipi i Milanit të vihet në lëvizje të mëdha për ta bërë të tyrin futbollistin brazilian. Transferimi i Ronaldinjos është edhe më i mundshëm pas deklaratës së presidentit të kuqezinjve Berluskoni, i cili për Dinjon ka thënë se: "Është një sulmues shumë i mirë dhe na intereson shumë, e admiroj për kualitete që ka si sportist", ka përfunduar bosi i Kuqezinjve të Milanit. Një transferim i Ronaldinjos drejt Milanit mund të bëhet edhe për një arsye tjetër, pasi, nëse kaka ikën në Madrid , brazilianit katalanas i hapen të gjitha dyert për transferimin e tij në Mialno. Mbeten për t'u parë zhvillimet e fundit në këto lëvizje. Aktualisht Ronaldinjo është i pavlefshëm për klubin e tij, por ai përsëri mund të bëhet i vlefshëm si La Porta. Ka thënë se është 27 vjec dhe është herët që ai të largohet nga ekipi ynë.