Anti-Bjellorusia: Ulje drastike çmimesh

Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje më 17 nëntor kundër Bjellorusisë, shumë e rëndësishme për të kapur vendin e katërt në grupin G, por dhe për të konfirmuar vazon e katërt në shortin e Botërorit 2010. Ky takim përkon edhe me ndeshjen e fundit në shtëpi në kuadër të eliminatoreve të Euro 2008, përpara se të luajë në transfertë katër ditë më pas me Rumaninë (21 nëntor). FSHF-ka ka ndjekur një politikë të re cmimesh, duke parë dhe emrin e kundërshtarit. Cmimet e biletave kanë pësuar ulje të ndjeshme në raport me ndeshjen kundër Bullgarisë. Kështu, biletat "Vip", sic konsiderohen ato të tribunave të mbuluara A dhe B, do të kushtojnë 3 mijë lekë (5 mijë ishte kundër Bullgarisë dhe Holandës). Cmimi i biletës së karshisë qendrore (D2) do të jetë 700 lekë, ato D1 dhe D3 nga 500 lekë dhe biletat në tribunat harkore (C dhe E) do të kenë një cmim 200 lekë. Ndeshjen kundër Bullgarisë në stadiumin "Qemal Stafa" e ndoqën jo më shumë se 6000 shikues me biletë, ndërkohë që FSHF-ja urdhëroi hapjen e dyerve për hyrje të lirë.