E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha përshëndet nisjen e garës së makinave “Rally Albania 2010” Kryeministri Brerisha përshëndet eventin Rally Albania

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përshëndeti sot, ceremoninë e nisjes së garës së makinave, “Rally Albania 2010”, e dyta në Ballkan për nga madhësia dhe nga pjesëmarrja. Ai e konsideroi këtë një ngjarje të madhe për Tiranën dhe Shqipërinë. Sipas tij, një grup njerëzish që vijnë nga e gjithë bota do të garojnë, në fakt më mirë të themi, do të luftojnë në territoret e këtij vendi, ku vetëm pak njerëz ngasin në këtë mënyrë, pasi nuk kanë aftësitë, guximin dhe angazhimin tuaj të forte për të zbuluar zonat më të largëta, por mbi të gjitha për të zbuluar bukuritë e këtij vendi. “Prandaj erdha për t’ju përshëndetur më përzemërsisht dhe për t’ju uruar një turne madhështor në udhëtimin tuaj ekzaltues. Atëherë Zonja dhe Zotërinj: Ndizni motorët!”, tha në përshëndetjen e tij Kryeministri Berisha. Gara e makinave, “Rally Albania 2010” startoi sot nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit", në Tiranë, për të përshkuar më pas rrugët e Shqipërisë. Këtë vit marrin pjesë 260 garues nga 12 shtete: Itali, Greqi, Spanjë, Gjermani, Çeki, Sllovaki, Slloveni, Austri, Bullgari, Poloni, Zvicër dhe Shqipëri. "Rally Albania" do të përshkojë rrugët në 60 për qind të territorit të Shqipërisë dhe ndër garuesit do të ketë edhe pjesëmarrës me eksperiencë, që kanë konkurruar edhe në gara të tjera të këtij lloji nëpër botë. Në këtë edicion do të marrë pjesë një garues që ka dalë 5 herë kampion në garën Rally “Paris - Dakar” në motocross. Do të ketë një ekip që ka marrë pjesë me makinë 4x4 në garën “Rally Paris – Dakar”. Gjithashtu, në këtë garë do të jetë edhe kampioni i Europës për motocross në vitin 2009.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›