E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard do të vazhdojë në Chelsea

Mesfushori Frank Lampard do të nënshkruajë kontratë të re me Chelsean deri në vitin 2015 kanë njoftuar mediet angleze të dielën.

33 vjeçari ka qenë anëtar kyç në suksesin e Chelseas në vitet e fundit pas ardhjes së pronarit miliarder Roman Abramovich. Marrëveshja e tij aktuale me gjigantin londinez do të skadojë në verën e vitit të ardhshëm dhe spekulohej se ai mund të largohet në fund të këtij sezoni.

Mirëpo, forma e mirë që ka treguar në javët e fundit ka bërë që drejtuesit e klubit t’i ofrojnë vazhdimin e kontratës dhe përfundimin e karrierës në Stamford Bridge.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›