E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boateng dhe Yepes, rikthim sensacional i Milanit

Kampioni aktual i Italisë, Milan bëri atë që pas 45 minutave dukej e pamundur, u rikthye nga disavantazhi 3-0 ndaj Lecces dhe fitoi takimin me rezultat 4-3.

Në një super përballje të zhvilluar në stadiumin Via del Mare, ishin vendasin që kaluan në epërsi dhe atë të thellë e të papritur. Giacomazzi shënoi në minutën e 4-të ndërsa ish anëtari i Milanit, Oddo dyfishoi epërsinë nga penalltia pas gjysmë ore lojë.

Shtatë minuta më vonë Grossmüller realizoi për 3-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Milani bëri ndryshime të menjëhershme në interval duke inkuadruar mesfushorët Kevin Prince Boateng dhe Alberto Aquilani.

Por, ky i pari ishte vendimtar në rikthim sensacional të Rossonerët, Boateng shënoi het-trik të jashtëzakonshëm brenda vetëm 14 minutave, ndërsa qendërmbrojtësi Mario Yepes realizoi atë që doli të jetë goli i fitores në minutën e 83-të.

Me këtë fitore, Milan ngjitet në kuotën e 11 pikëve pas shtatë xhirosh në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›