E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard kënaqet në presion

Mesfushori i Chelseas dhe Kombëtares angleze, Frank Lampard ka insistuar se kënaqet nga presioni i ndjekjes së suksesit këtë sezon me klubin dhe ekipin kombëtar. Gjiganti londinez udhëheq në Premierligë, ndërsa janë në mesin e favoritëve për Ligën e Kampionëve, pasi kanë fituar të gjitha tri takimet e deritashme në Grupin D.

Ndërsa, Anglia është ringjallur nën drejtimin e Fabio Capellos dhe Lampard pret që ata të luftojnë për titull në garën e vitit të ardhshëm në Afrikën e Jugut. Është sezon i rëndësishëm për shumë prej futbollistëve të cilët paraqiten për klubin dhe Kombëtaren, por kënaqem nga presioni që e sjell e gjithë kjo, tha Lampard për tabloidin anglez, Sunday Mirror.

Nëse ma largoni atë, atëherë nuk e di se çka do të bëja. Presioni ju mban në kujdes dhe ju inspiron. Është e njëjtë në çdo profesion. Nëse dëshironi të keni sukses, atëherë duhet të dini të përballoni presionin, shtoi Lampard, i cili është optimist për shanset e ekipit dhe Kombëtares. Chelsea është duke luajtur mirë në të gjitha garat, ndërsa Anglia është kualifikuar për në Kampionatin botëror. Ende nuk kemi fituar asgjë, por do të luftojmë për tituj dhe jemi konkurrentë seriozë, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›