Larg shkon Inter

Ekipi i Interit fitoi si mysafir i Livornos, me rezultat 2-0. Golat për kampionin aktual të Italisë i realizuan Milito, në minutën e 49-të, dhe Maicon, kur kishin mbetur edhe 10 minuta deri në fund të takimit.
Inter tashmë është larguar për 7 pikë nga Juventus dhe Sampdoria në kreun e renditjes tabelore.
"Këto statika (duke treguar se Inter ka bërë një start më të mirë sesa në sezonin e kaluar) janë të shkëlqyeshme. Por, numrat mund të ndërrojnë shumë shpejt në futboll. Megjithatë, mund të them, me siguri të plotë, se ekipi është në formë, ka një shpirt pozitiv. Por, sikurse çdo ekip, kemi probleme me lëndimet dhe nuk kemi arritur të luajmë dy ndeshje radhazi me përbërje të njëjtë, tha trajneri Jose Mourinho.
Portugezi, dukshëm i kënaqur, fitoret e ekipit të tij, së fundi, ka filluar t'i festojë në mënyra të çuditshme. Njëra ndër to është edhe nxjerrja e gjuhës. Kështu veproi edhe sot.