Tahiri: Dialogu u shty për fajin e palës serbe
PRISHTINË- Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ka reaguar menjëherë pas shtyerjes së raundit të gjashtë të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në vjeshtë, duke akuzuar si fajtore për këtë palën serbe.
“U shtynë për fajin e palës serbe, e cila nuk u treagua e gatshme të pranojë marrëveshjen për tregtinë e lirë, përkatësisht njohjen e vulave të doganave të Kosovës, të njohura tashmë nga Bashkimi Evropian”, ka sqaruar Tahiri.
Radio Europa e Lirë bën me dije se nëpërmjet një deklarate për mediat kryenegociatorja kosovare ka nënvizuar se Serbia po shkel parimet thelbësore të Bashkimit Europian.
“Serbia vazhdon të shkelë parimet e lëvizjes së lirë të mallrave, si një prej parimeve më themelore të Bashkimit Evropian”,- theksoi Tahiri.
Ndërkohë Tahiri i ka bërë apel Serbisë se orientimi Europian nuk bëhet me deklarata, por me vendime Europiane.
“Orientimi pro Europian nuk bëhet me retorikë por me politika e vendime pro Europiane”,- bëri thirrje kryenegociatorja kosovare.
(e.m/BalkanWeb)