Lamtumira e Kondoleza Rais, luan piano për Mbrëtëreshën Elisabet
LONDON – Me të dalë nga Shtetet e Bashkuara, Sekretarja e Shtetit, Kondoleza Rais luajti piano për Mbretëreshën Elisabet të Anglisë në Pallatin Buckingham, si gjest lamtumire para se administrata Bush të bëjë dorëzimet muajin tjetër.
Zëdhënësi i Rais, Sin Mek Kormek tha të martën se kryediplomatja e SHBA-së luajti Brahms dhe ishte e shoqëruar në violinë nga Luis Miliband, gruaja e Sekretarit të Jashtëm britanik Deivid Miliband, ndjekur nga tre anëtarë të Orkestrës Simfonike të Londrës.
Mek Kormek tha se recitali mbretëror u luajt në dhomën e muzikës së Pallatit dhe Mbretëresha ka regjistruar shfaqjen për ta dëgjuar edhe herë të tjera në të ardhmen. Muzikantët u përgatitën për këtë shfaqje vetëm një orë para se ajo të niste.
“Ishte e gjitha e organizuar nga britanikët dhe një kënaqësi shumë e madhe, një dhuratë e mrekullueshme lamtumire për Rais”, u shpreh zëdhënësi i saj.
Rais është në Londër për të bërë vizitën e fundit zyrtare si Sekretare Shteti para se Presidenti i zgjedhur Barak Obama të marrë Shtëpinë e Bardhë më 20 janar 2009. Rais do të zëvendësohet në këtë post nga ish-zonja e parë e SHBA, Hillari Klinton e cila është zgjedhur si Sekretare Shteti e kabinetit Omaba. Përshtati: R.Dedaj