TIFF me një yll
DITA IIFilmi “Heshtja e Lornës” hapi mbrëmjen e djeshme festivalin internacional të filmit në Tiranë, TIFF. Gjatë premierës së filmit në Shqipëri ishte e pranishme edhe aktorja protagoniste Arta Dobroshi. Ajo u shpreh se interpretimi i Lornës i kishte falur shumë kënaqësi. Për Artën, Lorna nuk është vetëm një vajzë nga Gramshi, ajo është universale. Mund të jetë nga Rusia apo ndonjë vend tjetër, mjaft që të ketë dëshirën për një jetë më të mirë. Në mbrëmjen e hapjes së edicionit të gjashtë të TIFF, u shfaqën edhe dy filma me metrazh të shkurtër. “Intercom” i regjisorit britanik Mark Gutteridge dhe “My mother learns cinema” i regjisorit turk Nesimi Yetik. Programi i këtij viti është i varfër, fare pak filma shqiptarë. ”Heshtja e Lornës” dhe premiera që do të mbyllë festivalin “ Unë dhe Lenini” i Saimir Kumbaros. Ndërkohë që ditën e shtunë do të shfaqet filmi “Dirty Little Billy” i regjisorit me origjinë shqiptare Stan Dragoti. Ditën e sotme në orën 12:00 në Kinema Imperial do të shfaqen filmat “Grandpa Frost”, i regjisorit slloven D. Sinko. Film me metrazh të shkurtër që zgjat 15’, Road marks”, 21’ i regjisorit izraelit S. Shai. I treti që do të shfaqet është filmi i animuar “Cut tail”,(10’)i regjisorit shqiptar Gj. Varfi. Regjisori amerikan J.P Chan konkurron meBeijing Haze, fiction që zgjat 9’. Më pas vijojnë dy filma britanikë. Animacioni “ Heather”, 5’ i E. Suckling dhe filmi me metrazh të shkurtër “Trip”, 15’ i H. Wootliff, dhe më pas do të shfaqet filmi “ Impermissible problem”, 16’, i iranianit A. Golzarian. Konkurrimi i fimave do të vazhdojë në orën 15:00 me filmin e animuar “Bear’s Hand”, 4’, të regjisores zvicerane M. Rosseti, filmin me metrazh të shkurtër “Shred of hope”, 26’, të izraelitit T. Shoval, animacionin “Greed”, 7’,të regjisores shqiptare R. Nova, “Ah, Liberty’, 20’, të britanikut B.Rivers, “510 meters above see level”, 16’, të regjisores zvicerane K. Polite dhe filmin e animuar “Ergo”, 12’ min të hungarezit G.M.Toth. Dita e dytë e festivalit mbyllet me shfaqjen në orën 20:00 të filmit më metrazh të gjatë “ Illuminata” të J. Tuturro.