Lamtumira e Mourinhos, me tensione e emocione

Jose Mourinho është duke i kaluar minutat e fundit te Real Madridi. Trajneri portugez është në qendër të vëmendjeve te mediat spanjolle në ndeshjen lamtumirëse me Osasunën.
Fotoreporterët kanë kapur momente interesante në ndeshjen e fundit të Mourinhos. Mourinho ishte ndalur në një moment në tunelin e stadiumit duke vendosur njëren këmbë në muri ndërsa në fytyrën e tij vëreheshin emocionet. Ronaldo e shikonte nga një kënd tjetër duke gjetur kohë edhe për batuta.
Në fushë kamerat dhe gazetarët pengoheshin nga anëtarët e sigurimit pasi që interesimi për të qenë afër Mourinhos ishte i jashtëzakonshëm./Indeksonline/