Lamtumira për Bejkon, PS, AK, FRD në homazhe
TIRANË- Mbahen sot homazhet per Lirak Bejkon, ish i perndjekuri politik qe humbi jeten ne Itali ku trajtohej pas vetedjegies me benzine gjate greves se urise.
Homazhet nisen ne Institutin e te Perndjekurve ne oren 11.00 dhe zgjasin deri me 13.00 e prej andej trupi i pajete do te percillet ne banesene fundit ne Sharre.
Ne homazhe kane marre pjese perfaqesues te partive te ndryshme politike, mes tyre edhe kreu i PS-së, Edi Rama, që shoqërohej nga Keti Bazhdari.
Te pranishem ne homazhe kane qene edhe kreu i AK-se, Kreshnik Spahiu dhe perfaqesuesi i FRD-se, deputeti Gazmedn Oketa.
Për gazetën “Panorama”, ish koordinatori i greves se urise, Skender Tufa sqaroi se arkivoli me trupin e Bejkos nuk do të kalojë nga Kryeministria dhe as do të bëhet ndonjë protestë, siç është dëgjuar këto ditë.
“Do ta nderojmë siç i takon, si hero, por nuk do të bëjmë politikë në varrimin e tij”, u shpreh Tufa. Të njëjtën ide ka thënë edhe kreu i Institutit, Simon Miraka, edhe pse ai ka kërkuar që asnjë politikan të mos shkelë nesër në këtë godinë, përveç Presidentit, që është mbi palët.