E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Proejtki TAP, rëndësi strategjike”

07-11-2012 / Gazeta 55

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, takon Michael Hoffman, Drejtorin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë të projektit TAP

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, zhvilloi një takim me Michael Hoffman, Drejtor i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë i projektit TAP.
Hoffman falenderoi Qeverinë shqiptare për ndihmën dhe mbështetjen e plotë që po i jep këtij projekti. Ai theksoi se në 3 mujorin e parë të vitit 2013, konsorciumi i Shah Deniz pritet të marrë një vendim përfundimtar për përzgjedhjen midis gazsjellësve TAP dhe Nabucco.
Për këtë arsye, shtoi ai, duhet të përshpejtojmë hapat për nënshkrimin e marrëveshjes teknike midis 3 vendeve të interesuara, ndoshta brenda këtij viti.
Ministri Panariti theksoi edhe një herë rëndësinë stategjike që ka projekti TAP, jo vetëm për sigurinë energjetike të 3 vendeve të interesuara, por për mbarë rajonin dhe Evropën. Ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë dhe institucioneve përkatëse shqiptare, për të kryer të gjitha hapat e nevojshme që ky projekt madhor të finalizohet me sukses.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›