E Diel, 1 Nëntor 2026

Orikumi Basha Bllokim tentativave te PS-se per trazira

Basha thirrje opozites Hiqni duart nga kontingjenti kriminal Ministri ne Kuvend Kur policia lufton krimin opozita lufton policine

Konflikti i zhvilluar dje ne Orikum mes forcave te policise dhe banoreve te kesaj zone ka ndezur edhe debatin ne sallen e Kuvendit ku deputeti socialist Saimir Tahiri i ka kerkuar shpjegime ministrit Lulzim Basha per ngjarjen ne fjale dhe perleshjen me forcat e rendit. Ministri i Brendshem doli ne mbrojtje forcave te rendit duke theksuar se policia po kryen detyren e saj ne zbatim te ligjeve. Basha u beri thirrje socialisteve te mos bejne presion ndaj Policise se Shtetit duke siguruar se uniformat blu jane te vendosura te shpartallojne krimin. Banoret e Orikumit dhe Dukatit kane protestuar shume here per zgjidhjen e ceshtjeve te pronave te tyre qe sikunder thone ata eshte ligji 7501 mbi pronen private ai qe mban peng zgjidhjen.

Diskutimet ne Kuvend

Ky eshte Parlamenti i Shqiperise. Kjo salle nuk mund te perdoret talibanisht me urdher te kryetalibanit dhe nga zarat talibane per ti bere presion shtetit ligjor dhe Policise se Shtetit. Tani eshte tradite qe ndersa policia lufton krimin anetaret e opozites luftojne policine duke perfshire dhe parafolesin te cilin e kam pare te inicioje bllokimin e unazes se re me pretekstin se i digjet barku per banoret - tha dje Basha ne seance plenare. Ai siguroi se ligji do te zbatohet ashtu sic eshte dhe cdo pretendim i kujtdo qofte edhe me imunitet per te ndermarre hapa per te shkelur ligjin e ketij vendi do te perballet me qeverine me te si minister i Brendshem dhe me Policine e Shtetit. Harrojeni se ju mund te provokoni trazira dhe te fusni ne spirale dhune dhe tensioni kete vend anetar te NATO-s. Harrojeni se skenaret e zinj te kryetarit tuaj mund tua impononi shqiptareve - tha ministri. Lidhur me operacionet e policise ne Orikum Basha sqaroi se banoret e kesaj zone si ne cdo vend tjeter kane dhe do te kene te gjitha instrumentet ligjore per te zgjidhur dhe konfirmuar cdo te drejte te tyre. Qeveria tha Basha ai vete por edhe strukturat e Ministrise se Brendshme kane dhe do te kene gjithe vullnetin per te bere pjesen e tyre qe e drejta e qytetareve te afirmohet ne rruge ligjore por sipas tij keqperdorimi i qytetareve skenaret talibane per te nxitur tensionin social do te kene vetem nje pergjigje dhe kjo do te jete mbrojtja e ligjit me te gjitha forcat dhe menyrat. Askush nuk mund te bllokoje akset nacionale askush nuk mund te rrethoje dhe godase institucionet. Hiqeni nga mendja dhe po ju them prape sot para shqiptareve nga rekrutimi i kontigjentit kriminal. Informacionet i kemi te plota nuk i kemi perdorur ato pamje te militanteve tuaj po te jeni te sigurt se falangat kriminale me te cilat flirtoni nuk do te kene asnje minute pushim ne vend dhe do ti godasim e do ti shpartallojme. Hiqni dore nga perpjekja per te ngritur tension social - theksoi kreu i Ministrise se Brendshme. Ai u beri thirrje socialisteve te sillen si politikane evropiane dhe te mos vendosnin interesat e tyre mbi interesat e qytetareve te ketij vendi. Po keqperdorni qytetaret shqiptare. Mos keqperdorni fatkeqesite e tyre. Shteti ligjor ka mbizoteruar dhe do mbizoteroje dhe Policia e Shtetit do te kryeje te gjitha detyrat e veta sic i ngarkon ligji - theksoi ai. Deklarata e Bashes u be ndersa deputetet e opozites kerkuan sqarime per ngjarjet ne Orikum.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›