E Shtunë, 31 Tetor 2026

iklisti 100 vjecar vendos rekord boteror

Ka qenë zjarrfikës dhe boksier, është 100 vjeç dhe sapo ka vendosur rekordin botëror të moshës së tij në çiklizëm. Francezi Robert Marshans përshkoi 100 kilometra me biçikletë në një velodrom të Lionit duke vendosur kohën e re rekord prej 4 orësh, 17 minutash e 27 sekondash.

Një heroizëm ky që është i vështirë edhe për djem të rinj 20-vjeçarë apo pak më shumë, jo më për këtë gjysh të shkëlqyer të Francës. Por Marshand ia doli, ndoshta i ndihmuar edhe nga pesha e tij e lehtë, vetëm 51 kg dhe nga teknologjia moderne në ndërtimin e biçikletave.
Gjithsesi, ka triumfuar karakteri dhe vazhdimësia e këtij njeriu të rrallë. Rekordi u vendos të premten e 28 shtatorit, pra një ditë më parë, në praninë e publikut, mediave dhe shkencëtarëve që studiojnë një herë në 3 muaj organizmin e Robertit për të kuptuar sekretin e shëndetit të tij të shkëlqyer.

Marshand, që mbush 101 vjeç në nëntor, pra muajin tjetër, theksoi pasi përfundoi mrekullinë e tij se kishte mbetur i kënaqur nga duartrokitjet e të pranishmëve. “Kjo gjë më ndihmoi, - tha ai, - por do të kisha dashur më mirë një marsh ushtarak, pasi me një muzikë të tillë njeriu është fitues”.

Më tej, ai theksoi se kishte ndjerë vështirësi të mëdha në duar dhe krahë, por edhe në shpinë, ku siç tha vetë “më ka mbetur vetëm lëkura”.
Tani mbetet të shikohet se çfarë do të bëjë Marshand vitin tjetër, kur do të jetë 101 vjeç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›