E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga fitojne udhetuesit

Java e pestë e Superligës ka nisur me fitoret jashtë fushe të Vllaznisë dhe Luftëtarit. Shkodranët fituan me rezultatin 1-0 në Ballsh, ndërsa gjirokastritët shkatërruan Apoloninë me shifrat 3-0. Triumfi në fushën e Bylisit ishte mjaft i rëndësishëm për Vllazninë e Shpëtim Duros, që kthehet te firoeja pas ndalesës në shtëpi një javë më parë me Apoloninë.

Sfida u vendos nga goli i shkëlqyer i Ivan Deliç në minutën e 61 të lojës, ndërsa me këto tri pikë të marra, shkodranët ngjiten përkohësisht në vendin e tretë të klasifikimit me 8 pikë të grumbulluara. 3 pikë të arta ishin ato që mori Luftëtari në Fier, ku fitorja u sigurua që prej fraksionit të parë të lojës, me golat e Cacit në të 25-tëm Rraboshtës në të 32-tën dhe Nikoliç në të 44-tën.

Skuadra e Nevil Dedes ngjitet në kuotën e 7 pikëve, ndërsa pas këtyre takimeve konfirmohet kriza e Bylisit dhe Apolonisë, që ende nuk e njohin fitoren pas 5 ndeshjeve të para. Aktualisht për javën e pestë të Superligës po luhet në stadiumin “Qemal Stafa” edhe ndeshja ndërmjet Tiranës dhe Besës, me bardheblutë që kanë mundësi të tentojnë të shkëputen nga Skënderbeu në krye të klasifikimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›