Lamtumirë Arbën Xhaferi! E nderojnë, Rama, Meta e Patozi

Arber Xhaferri
I është dhënë sot lamtumira e fundit, politikanit dhe publicistit, Arbën Xhaferi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Siç njoftojnë portalet maqedonase, janë të shumë qytetarët e ardhur nga të gjitha cepat e tokave shqiptare, që kanë zbarkuar në Tetove për ti dhënë lamtumirën e fundit intelektualit dhe politikanit shqiptar, Arbën Xhaferi.
Në kortezh janë parë edhe shumë fytyra të njohura të politikës shqiptare, shkruan Zhurnal, ndër ta, kreu i opozitës, Edi Rama, kryetar i LSI-së, Ilir Meta, kryetari i Grupit Parlamentarë i PD-së, Astrit Patozi, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, zv/kryeministër i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe shumë të tjerë nga të gjitha nivelet.
Kreu socialist, Edi Rama i ka shprehur ne Twitter emocionet e ceremonisë mortore.
“Një ceremoni prekëse ne Tetovë per lamtumiren e Arbën Xhaferit. Fjala e mbeses shume prekese. Prania e madhe e njerezve po ashtu. R.I.P”- shkruan Rama.
Sipas portalit, Zhurnal në kortezhin e lamtumirës nuk munguan as eksponentë të politikës maqedonase në vend.
Arbën Xhaferi, ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare. Themeluesi i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni dhe kryetar nderi i kesaj partie, ishte ne koma prej disa ditesh.
Mjeku Sllobodan Damjanoski u shpreh se , I ndërmorëm të gjitha masat e nevojshme për shërim, por për fat të keq ndodhi më e keqja.
Arbën Xhaferi u shtrua në klinikën e Shkupit pas një goditje celebrale që pësoi në banesën e tij në Tetovë prej ku u transferua ne Klinikën e Shkupit ku ra në gjendje kome.
Mjekët kishin paralajmëruar se gjendje ishte e rende dhe nese i ndjeri do te kishte kaluar 7 deri ne 10 dite ne kete gjendje mundesite per permiresim te shendetit do te ishin me te medha.
Dy fjalë për Arbër Xhaferin
Arbën Xhaferi lindi në Tetovë me 24 janar 1948. Shkollën fillore dhe të mesme ka kryer në Tetovë ndërsa studimet filozofike në Beograd. Deri vitin 1990 ka punuar në Radio Televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës për programin kulturor. Pas viteve 90-të kthehet në vendlindje ku së bashku me Menduh Thaçin themelojnë Partine Demokratike Shqiptare, të cilën ai e udhëhoqi plot 12 vjet deri në vitin 2007. Ai ishte edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë gjatë kësaj periudhe qeverisjeje. Xhaferi është nënshkrues i Marrëveshjes së Prizrenit dhe i Marrëveshjes së Ohrit, me të cilën u arrit paqja në Maqedoni. Kohëve të fundit Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte shkak për largimin nga politika aktive dhe më shumë merrej me analiza kombëtare.