Lamtumirë Botëror i Gjermanisë!

27/03/2005 Dje, ne i thamë "Lamtumirë" finaleve të Botërorit 2006, e njëkohësisht shuajtëm kuriozitetin për atë ëndërr të guximshme të trajnerit Brigel, i cili para ndeshjes me Turqinë predikonte se lufta për vendin e dytë është e hapur. Skuadra jonë Kombëtare dje, mund të thuhet se ka "mundur vetveten", por në fund jemi mundur dhe nuk kemi marrë asnjë pikë, ndërkohë që kundërshtari rival, fitoi dhe kaloi tri pikë më shumë nga ne në renditje. E pra, tashmë nuk është më koha e një loje të mirë, e cila për skuadrën tonë u zhvillua në dy pamje, të të dyja pjesëve të 90- minutave, sepse duke iu referuar kronikës së pjesës së parë, skuadra jonë tregoi se është një skuadër e paformuar në mbrojtje, sidomos në pësimin e golit të dytë. Në mbrojtje, ne nuk mbuluam mirë kundërshtarin në këtë pjesë loje dhe nuk ishim të sigurt në dyluftimet me të. Një gol e dhuruam me një ndërhyrje penalltie dhe golin e dytë e shënuam vetë, të dy këta tregues në harkun e pesë minutave të fillimit të ndeshjes. Kjo ishte një goditje për skuadrën tonë, e cila në pjesën e parë nuk e gjeti në asnjë rast "busullën" e orientimit të lojës, ndërkohë që Turqia, duke përfituar nga dy gola shumë të shpejtë, kërkoi të shënonte përsëri, por më pas portieri ynë, Ilion Lika, tregoi një formë shumë të mirë në disa raste të vështira goli. Në këtë pjesë çaloi shumë edhe loja e mesfushës sonë, e cila tregoi mungesë në organizimin e lojës. Skela nuk ishte në gjendje të furnizonte dy sulmuesit Tare e Bogdani drejt shënimit të një goli, edhe pse rastet u dhanë. Ndërkohë, asnjëri nga sulmuesit nuk tërhoqi skuadrën drejt një goli, edhe pse të dy u munduan të çajnë mbrojtjen turke, e cila para fillimit të ndeshjes ishte cilësuar nga ne, si mangësia kryesore që duhej shfrytëzuar për të arritur një rezultat pozitiv. Ndryshe ndodhi në pjesën e dytë, sepse skuadra jonë u përmirësua në disa tregues të lojës së saj në mbrojtje, por pak edhe në sulm. Konkretisht, Elvin Beqiri mbylli shumë shtigje që liheshin nga daljet e pasigurta të Dallkut, por edhe nga nxitimi në disa raste i Aliajt. Sulmuesit turq nuk arritën në këtë pjesë të çanin me lehtësinë e pjesës së parë, edhe pse ata patën rastet e tyre për shënimin e golave të tjerë, por që portieri ynë Ilion Lika, nuk i lejoi të thellonin rezultatin. Edhe në këtë pjesë, mesfusha mbeti e "çalë", në raport me lojën e pjesës tjetër të skuadrës, sepse nuk arriti të lidhte qoftë edhe një aksion nga këmbët e saj organizuese. Po sulmi? Të dy shtatlartët, Tare e Bogdani punuan shumë, lëvizën shumë dhe krijuan raste goli, por për të dy, si gjyqtari dhe fati nuk i dolën në krah. E kështu, ne parakaluam në humbjen e tretë radhazi në këto eliminatore të Botërorit 2006, duke fituar nga ndeshja e djeshme me Turqinë, një portier të madh, një zëvendësues të denjë të Strakoshës, i cili dje, me siguri që i ka dhënë përgëzimet më të mira të tij. Tashmë, na ka mbetur të prognozojmë për ndeshjen e radhës, me Greqinë, e cila realisht është më lart se Turqia, jo vetëm në nivelin e lojës, por edhe në renditjen e grupit, në vendin e dytë me 11 pikë. Kemi edhe katër ditë përpara. Ndoshta me dëshirën e mirë kombëtare, na duhet që të jemi brenda një ëndrre, e jashtë një realiteti?
Ballafaqimet direkte
N/R
Data
Vendi
Ndeshja
Kompeticioni
Rez.
1 13.12.1970 Stamboll Turqi - Shqipëri Eliminatore K.E 2 : 1
2 14.11.1971 Tiranë Shqipëri - Turqi Eliminatore K.E 0 : 3
3 27.10.1982 Izmir Turqi - Shqipëri Eliminatore K.E 1 : 0
4 11.05.1983 Tiranë Shqipëri - Turqi Eliminatore K.E 1 : 1
5 28.03.1985 Tiranë Shqipëri - Turqi Miqësore 0 : 1
6 21.01.1988 Antalia Turqi - Shqipëri Miqësore 1 : 4
7 25.04.2001 Gazintep Turqi - Shqipëri Miqësore 0 : 2
8 26.03.2005 Stamboll Turqi - Shqipëri Eliminatore 2006 2 : 0
TURQI - SHQIPËRI 2:0
SHËNUES: Nexhat 2' (p), Beqiri 5' (aut)
TURQIA: Rushtu, Seyhan, Umit, Koray, Toraman, Serkan, Bashturk, Altintop (Gogdeniz 76'), Emre (Bulent 84'), Teke, Nexhat. Trajner Yanal.
SHQIPËRIA: Lika, Dallku, E. Beqiri, Cana, Aliaj, K. Duro (Bushi 78'), Skela, Lala, Haxhi, Bogdani, Tare. Trajner Hans Peter Brigel.
GJYQTARË: K. Plautz, Ë. Staudinger, E. Bereuter (Austri)
KARTONA: Koray / Cana, Aliaj
KORNET: 8 – 4
Renditja e grupit
N/R Skuadrat Nd F B H Golat Pikë
1 Ukraina 6 4 2 0 11:3 14
2 Greqia 6 3 2 1 11:7 11
3 Danimarka 6 2 3 1 10:5 9
4 Turqia 6 2 3 1 8:5 9
5 Shqipëria 6 2 0 4 3:9 6
6 Gjeorgjia 5 1 2 2 6:8 5
7 Kazakistani 5 0 0 4 2:10 0
Eliminatoret e Botërorit 2006
GRUPI 2
Ndeshjet e zhvilluara
4 shtator 2004
Danimarkë -Ukrainë 1:1
Turqi -Gjeorgji 1:1
Shqipëri -Greqi 2:1
8 shtator 2004
Kazakistan -Ukrainë 1:2
Gjeorgji -Shqipëri 2:0
Greqi -Turqi 0:0
9 tetor 2004
Turqi -Kazakistan 4:0
Shqipëri -Danimarkë 0:2
Ukrainë -Greqi 1:1
13 tetor 2004
Kazakistan -Shqipëri 0:1
Danimarkë -Turqi 1:1
Ukrainë -Gjeorgji 2:0
17 nëntor 2004
Greqi -Kazakistan 3:1
Gjeorgji -Danimarkë 2:2
Turqi -Ukrainë 0:3
9 shkurt 2005
Greqi -Danimarkë 2:1
Shqipëri -Ukrainë 0:2
DJE
26 mars 2005
Danimarkë -Kazakistan 3:0
Gjeorgji -Greqi 1:3
Turqi -Shqipëri 2:0
Ukraina pushim
Ndeshjet e radhës
30 mars 2005
Greqi - Shqipëri
Ukrainë -Danimarkë
Gjeorgji -Turqi
Kazakistani pushim
Ndeshjet e ardhshme
4 qershor 2005
Ukrainë -Kazakistan
Shqipëri -Gjeorgji
Turqi -Greqi
8 qershor 2005
Kazakistan -Turqi
Danimarkë -Shqipëri
Greqi -Ukrainë
17 gusht 2005
Kazakistan -Gjeorgji
3 shtator 2005
Shqipëri -Kazakistan
Turqi -Danimarkë
Gjeorgji -Ukrainë
7 shtator 2005
Kazakistan -Greqi
Danimarkë -Gjeorgji
Ukrainë -Turqi
8 tetor 2005
Gjeorgji -Kazakistan
Danimarkë -Greqi
Ukrainë -Shqipëri
12 tetor 2005
Kazakistan -Danimarkë
Greqi -Gjeorgji
Shqipëri -Turqi
Yanal: “Tifozët ishin të mrekullueshëm”
Trajneri i Kombëtares turke, Yanal ishte shumë i lumtur për fitoren e arritur nga skuadra e tij. Për më tepër, kjo ndeshje përveçse ishte mjaft deçizive për ecurinë e Turqisë, ishte mjaft deçizive edhe për vetë trajnerin e saj. Pas rezultateve jo të mira të turqve, në ndeshjet eliminatore të grupit të dytë, ndeshja kundër Shqipërisë ishte shansi i fundit për Yanal, për të qëndruar në timonin e përfaqësueses turke. Yanal foli me krenari për tifozerinë turke. Gjithashtu, ai theksoi se fitorja kundër shqiptarëve u arrit falë dy golave të shpejtë. “Jemi shumë të lumtur për fitoren. Gjetja e golave që në fillim të ndeshjes ishte një avantazh për ne. Nuk flas më tepër për këtë, por mund të them se kishim një tifozeri të mrekullueshme”. Trajneri turk u shpreh se në ndeshjet e mbetura, Turqia do të presë biletën për në Gjermani. Për këtë, ai theksoi se skuadra e tij do të përgatitej mjaft mirë, duke i konsideruar të gjitha ndeshjet e mbetura, si një finale. “Do të presim biletën për në Gjermani. Tashmë, të gjitha ndeshjet e ardhshme do të jenë si finale për ne”. Në fund, Yanal kërkoi nga tifozët turq një mbështetje të vazhdueshme, pasi tani, atyre u nevojitet më shumë se kurrë. “Përsëri do të kemi nevojë për mbështetjen e mrekullueshme të tifozëve. Duke fituar ndeshjet që kanë mbetur do vazhdojmë rrugën tonë”.
Inonu, “ferri i kuq” i Kombëtares
Atmosfera e zjarrtë kishte pushtuar Turqinë, e në veçanti Stambollin, në prag të ndeshjes së mbrëmshme të Kombëtares së këtij vendi, kundër Shqipërisë. Si zakonisht në raste të tilla, tema kryesore e bisedave të djeshme në rrugë, kafene, institucione e kudo, ishte në lidhje me takimin e orëve të para të mbrëmjes. Të njohur në arenën ndërkombëtare për tifozllëkun e zjarrtë dhe mbështetjen e madhe për përfaqësuesen e tyre, dita e djeshme dukej akoma dhe më e ngarkuar, edhe për shkak të presionit të madh që mbizotëronte mbi futbollistët e Turqisë, pas kritikave të shumta për pozicionin aktual në tabelën e klasifikimit, për grupin 2 të eliminatoreve të Botërorit 2006. Rrugët e Stambollit, paraditen e djeshme, ngjanin me një ambient festiv, “të pushtuara” nga njerëz të shumtë, të veshur me ngjyrat kombëtare. Ndërkohë që edhe pse në minorancë, nuk mungonin edhe tifozët shqiptarë, që kishin mbërritur në pjesën evropiane të Turqisë, për të ndjekur nga afër, skuadrën e tyre të zemrës. Falë organizimi të Federatës Turke të Futbollit, por edhe të vetë shpirtit sportiv të turqve, stadiumi “Ynonu”, është shndërruar mbrëmjen e djeshme, në një “ferr të kuq”, për përfaqësuesen shqiptare, ndërkohë që mund të konsiderohej si njëra nga pikat më të forta për kundërshtarët. I mbushur thuajse plot e përplot, me rreth 33 mijë shikues, ishte i skuqur i tëri. Kontribut për këtë kanë dhënë edhe tifozët kuqezinj. Motoja e turqve para se të hynin në stadium ishte, “një njeri, një flamur”, e kjo ndikoi në ngjyrosjen e shkallëve të “Ynonu”-s, me të kuqe. Por, një gjë e tillë ishte e mbështetur jo vetëm në dekorin e zakonshëm të tifozerisë në stadium, por edhe një gjest për të shprehur krenarinë kombëtare të turqve, të cilët vetëm pak ditë më parë kishin parë flamurin e tyre të digjej nga një grup kurdësh. Dhe, demonstrimi ishte dhe një lloj proteste ndaj këtij akti të shëmtuar.
Altin Manallari
U gjet "Strakosha i ri”
Ai nuk pati faj në asnjë gol të shënuar nga skuadra turke, por në të kundërt, u bë shpëtimtar në disa raste të vështira, ku rezultati mund të ishte edhe më i thellë, në favorin e Turqisë. Dhe dje, në Stamboll, këtë firmë e vuri portieri Ilion Lika, i cili në një farë mënyre, mund të thuhet se u gjet "Strakosha i ri". Të gjithë prisnin me padurim para takimit, që të mësonin emrin e portierit të Kombëtares sonë, në ndeshjen me Turqinë. Shumë theksonin se, do të ishte përsëri veterani Strakosha, ai që do të vihej midis tri shtyllave të portës kuqezi. Shumë të tjerë dëshironin që në portë të ishte një futbollist i një gjenerate të re, më saktë kërkonin që në portën e Shqipërisë, stafeta të kalonte te duart e Iljon Likës. Dhe në fund, ka fituar zgjedhja e dytë. Brigel, pas kaq e kaq dyshimesh për portën e tij, ia ka besuar portierit të Dinamos, Iljon Lika. Me aktivizimin e tij u zgjidh njëra nga pikëpyetjet që ka shoqëruar këto ditë, ambientin rreth kuqezinjve. Por, këtu nisi edhe pikëpyetja tjetër. A do të ishte në gjendje Lika, të mbronte portën kuqezi, në një ndeshje kaq delikate? Dhe më mirë se kushdo e tregoi fusha, se porta jonë e ka gjetur një gardian të sigurt për shumë vite. Një paraqitje e shkëlqyer e Likës, absolutisht i pafajshëm në rastin e dy golave, që i dha fund edhe pikëpyetjes tjetër të madhe për portën e Shqipërisë. Nëse Kombëtarja jonë ka humbur një ndeshje, ajo ka fituar një titullar. Edhe Strakosha tashmë, duhet të jetë i qetë se pasardhësi i tij, të paktën në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë, nuk i ka lënë asnjë gjë mangut. Duket se Kombëtarja jonë e ka gjetur “Strakoshën e ri” dhe ai është Iljon Lika, që mbi të gjitha meriton një “Bravo!”.
Beqiri mbyll vrimat e Dallkut
Nëse Shqipëria u mjaftua vetëm me dy gola, veç portierit Lika, një meritë të madhe ka edhe mbrojtësi i rikthyer, Elvin Beqiri. Mbrojtësi i Metalurgut në kampionatin ukrainas ka bërë një paraqitje me të vërtetë shumë të mirë, pasi ka punuar për dy. I pafat në rastin e golit të dytë të turqve, ai tregoi se është i pazëvendësueshëm në mbrojtjen e Kombëtares sonë. Përveçse është kujdesur për të mbuluar rolin dhe kundërshtarin e tij, ai ka dubluar mjaft mirë edhe mbrojtësin tjetër, Armend Dallku, i cili ka lënë shumë për të dëshiruar në takimin e zhvilluar në Stamboll.
VEÇOHEN
Portieri i përfaqësueses turke, Rushtu Reçber, që ka festuar mbrëmë, ndeshjen e tij të 100-të, me përfaqësuesen e vendit të tij. Kjo ndeshje e 100-ta e tij, ka rezultuar me fat, duke qenë se skuadra turke, ka mundur Shipërinë me rezultatin, 2:0.
Në tribunën qendrore të stadiumit “Inonu”, në listën e gjatë të personaliteteve, kanë spikatur edhe dy kryeministrat e të dy vendeve, Tahim Erdogan, i Turqisë dhe Fatos Nano, i Shqipërisë.
Në minutën e 59-të, të dy kapitenët e skuadrave, Rushtu dhe Tare janë përplasur ndërmjet tyre, duke mbetur për disa minuta të shtrirë, në tokë të dëmtuar.
Edhe pse stadiumi “Inonu”, nuk ka qenë i mbushur i tëri në kapacitetin e tij, tifozeria turke ka qenë e jashtëzakonshme, duke e mbështetur fuqishëm skuadrën e saj, nga minuta e parë deri në të fundit.
Me këtë fitore, skuadra turke ka rikthyer barazpeshën, në ballafaqimet direkte me përfaqësuesen kuqezi. Tani, të dyja skuadrat janë në kuotë të barabartë fitoresh, nga tri secila.
Brigel: Turqia ishte me fat
Skuadra jonë ka regjistruar humbjen e dytë radhazi në vitin 2005, pasi është mundur mbrëmë nga një Turqi, që ka ditur të shfrytëzojë në maksimum, pikat e dobëta të Kombëtares sonë. Gjithsesi, ia dhuruam ne apo fituan turqit me meritë, kjo pak rëndësi ka. I rëndësishëm është fakti se, ne kemi humbur dhe Turqia ka fituar. Ne i themi njëherë e mirë “lamtumirë” ambicieve tona për në Botëror, ndërsa Turqia vazhdon të mbetet ende në valle për një vend në Gjermani. Në intervistat pas ndeshjes, tekniku i turqve është shprehur se, skuadra e tij ka qenë mjaft e zonja të administrojë një rezultat që ka ardhur që në fillim. Pikërisht te ky fakt, është ndalur edhe trajneri i kuqezinjve, Hans Peter Brigel, i cili i ka cilësuar si fatale, pesë minutat e para të ndeshjes, të cilat kanë vulosur edhe fatin e saj. “Më keq se kështu, nuk mund ta nisnim ndeshjen. Morëm dy gola që në fillim të takimit, të cilët ndryshuan krejtësisht rrjedhën e ngjarjeve. Dua të them se skuadra turke ishte me fat, që arriti të shënonte shumë shpejt dhe kjo i dha qetësinë e duhur. Golat e Turqisë nuk erdhën si pasojë e ndonjë veprimi të bukur të tyre, por erdhën si pasojë e dhuratave që i bëmë ne. Kemi humbur dy topa pranë zonë sonë dhe ata na kanë ndëshkuar. Nuk dua të fajësoj askënd, pasi përgjegjësia bie mbi të gjithë, por nëse do të ishim më të kujdesshëm, ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe. Mendoj se Turqia ishte shumë me fat në këtë takim. Dhe këtë e them, jo vetëm në rastin e dy golave të shënuar, por edhe sepse ne humbëm disa mundësi për të hyrë në lojë”-ka deklaruar fill pas ndeshjes, trajneri i Shqipërisë, Brigel. Më tej, ai është ndalur në lojën e skuadrës së tij, pas pesë minutave fatale. Sipas tij, pas atij fillimi me të vërtetë shumë të keq, skuadra sikur u ingranua në lojë dhe arriti të kontrollonte në një pjesë jo të vogël ndeshjen. Gjithsesi, ai ka nënvizuar se ka qenë goli, ai që ka munguar dhe kur nuk shënon, nuk mund të fitosh. Pas dy golave të pësuar brenda një kohe shumë të shpejtë, u munduam të reagonim dhe në një farë mënyre në pjesën e parë arritëm ta barazpeshonim lojën. Në pjesën e dytë, ishim ne që kontrolluam në lojë, por për fatin e keq na mungoi goli. E kërkuam dhe iu afruam disa herë atij, por pa sukses”, ka vijuar Brigel. Në fund, trajneri i Kombëtares kuqezi është ndalur edhe te kundërshtari, të cilin e ka konsideruar të fortë, por për të arritur në finalet e Botërorit, do ta ketë shumë të vështirë. “Skuadra turke është e fortë, por jam i mendimit se do ta ketë shumë të vështirë kualifikimin për në finalet e Botërorit. Gjithsesi, unë i uroj suksese asaj, në rrugën drejt Gjermanisë”, ka përfunduar deklaratën e tij për shtyp, tekniku i përfaqësueses kuqezi, Hans Peter Brigel.