E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakicat, Rumania mund të bllokojë Serbinë në BE

BEOGRAD- Rumania është e vendosur të pengojë Serbinë në marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Kështu shkruan sot e përditshmja e Beogradit “Danas” sipas të cilës nëse autoritetet serbe nuk marrin masa për të përmirësuar pozitën e pakicës vllahe, atëherë rrezikohet e ardhmja integruese e Serbisë.
Rumunët kanë paralajmëruar bllokimin e kandidaturës për shkak të çështjes vllahe”, citon “Danas” zyrtarët në Beograd, të cilët kanë thënë se do të nisin urgjentisht bisedimet me Rumaninë.

Dhjetorin e kaluar, Komisioni Evropian ka shtyrë vendimin për kandidaturën e Serbisë, duke i kërkuar përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Rumania është njëri nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë pranuar ende pavarësinë e Kosovës . BE-ja do ta shqyrtojë sërish aplikimin e Serbisë, muajin e ardhshëm.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›