E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis ceremonia homazh për Dëshmorin e Atdheut Feti Vogli

TIRANË- Në orën 03.00 një aeroplan ushtarak i NATO-s ka mundësuar sjelljen në Atdhe të trupit të pajetë të Kapiten Feti Voglit, Dëshmorit të Atdheut, i rënë në krye të detyrës gjatë misionit paqeruajtës në Afganistan.

Arkivoli metalik i mbuluar nga flamuri kombëtar është mbajtur në krahë nga shokët dhe kolegët e të ndjerit, të shoqëruar nga trumpetat dhe vaji i të afërmeve të ushtarakut që qanin me dhimbje humbjen e djalit të tyre.

Në momentin e mbërritjes së arkivolit në bazën ushtarake të Rinasit ishin të pranishëm dhjetëra drejtues të lartë të ushtrisë shqiptare, shokë dhe kolegë të kapiten Voglit efektivë të batalionit special Berrettat e Kuqe në Zallherr.

Pasi ka lënë Rinasin makina mortore e shoqëruar nga një kortezh i gjatë automjetesh është ndalur për rreth një orë në morgun e spitalit Nënë Tereza.

Në orën 5:40 minuta arkivoli i të ndjerit është futur në shtëpinë e prindërve të tij në fshatin Baldushk, si për tu çmallur me ta, për të fundit herë.

Mbyllet ceremonia mortore familjare e kapiten Feti Voglit
Ora 10:00- Rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm trupi i pajetë i Dëshmorit të Atdheut, Feti Vogli është njerrë nga banesa e tij për tu nisur drejt Pallatit të Kongreseve, ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare mortore. Deri më tani trupi i Voglit kishte qendruar pranë familjes, ku dhe i janë bërë nderimet e fundit nga të afërmit.

Nis ceremonia homazh mbërrin në Pallatin e kongreseve
Ora 11:04- Trupi i Komandant Feti Voglit mbërrin në Pallatin e Kongreseve, nis ceremonia homazh.

(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Mbërrin në atdhe trupi i Feti Vogli, sot lamtumira e fundit FOTO: Pamje nga mbërritja në Atdhe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›