Lamtumirë, Gary Neville

Gary Neville është përshëndetur përfundimisht me futbollin. Futbollisti anglez, mbrëmë e zhvilloi ndeshjen e fundit.
Atij iu organizua një ndeshje përshëndetëse në stadiumin ‘Old Trafford’, ku u ballafaqua ekipi i tij, Manchester United dhe Juventusi.
Atë e nderuan shumë futbollistë të njohur, prej tyre edhe ish-bashkëlojtarët Paul Scholes, Ryan Giggs, David Beckham etj. Ndeshjen e fitoi Juventusi 2-1.
‘Djajtë e Kuq’ avancuan të parët me golin e Rooneyt (18’), kurse mysafirët e barazuan rezultatin me Pepen (39’), për ta shënuar golin e dytë më pas me anë të Giandonatos (78’).
Neville ishte i emocionuar pas ndeshjes, kur u duartrokit nga shikuesit dhe lojtarët e pranishëm në stadium.
“Luajta për ekipin që e doja. Kjo është mjaft emocionuese”, ka thënë pas ndeshjes ish-përfaqësuesi anglez. 36-vjeçari i kaloi 19 vjet të lavdishme te ‘Djajtë e Kuq’, ku fitoi gjithçka që mund të fitojë një futbollist.