Kadilli: Oketa shteroi, Topalli për presidente
Deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli ka bindjen e plotë se asnjë nga anëtarët e grupit parlamentar demokrat nuk do t’i bashkëngjitet partisë së re të Bamir Topit. Kadilli në këtë intervistë për “Gazeta Shqiptare” komenton largimin nga PD të deputetit Gazmend Oketa duke thënë se me vendimin e tij shteroi si politikan dhe se askush nuk do e ndjekë nga pas. Deputeti demokrat flet dhe për zgjedhjet e reja presidenciale duke mos fshehur preferencat për presidente të re të vendit, Jozefina Topalli. Sipas tij një presidente grua, është një lajm i mirë për shqiptarët. Por, Kadilli është kundër kandidaturës së kryeministrit Berisha për kreun e lartë të shtetit. Këtë ai e argumenton me faktin se Berisha është politikan protagonist dhe aksioni. Kur bie fjala për të pakënaqurit në PD, z.Kadilli thotë se: Ambicie të paplotësuara padyshim që ka. Kjo është krejt legjitime dhe kjo është një nga instrumentet e presionit që e mban të shëndetshme një forcë politike. Rivaliteti është gjëja më normale në një organizatë të hapur siç është PD. Ndërsa për klanet në partinë në pushtet, deputeti demokrat shprehet: Nuk ka klane. Natyrisht që ka profile politike të ndryshme, të cilat më shumë prej së jashtmi, ose nga ata që i shikojnë në distancë, se sa nga sjellja e tyre, duket se bashkohen në një fluks të caktuar. Por, kjo nuk është klan.
Z.Kadilli, Shqipërisë iu refuzua sërish statusi për vendin kandidat për në BE. Për cilat arsye?
Arsyeja e parë dhe e vetme është refuzimi i bashkëpunimit nga ana e opozitës. Sado që të përpiqet opozita ta maskojë qëndrimin e vet bllokues, apo ta justifikojë këtë qëndrim absurd, besoj se për këdo që gjykon me qetësi dhe larg pasionit, është i pa pranueshëm fakti që kur opozita voton është ngjarje e veçantë, aq sa edhe ne nuk na besohet se po ndodh vërtetë. Po ju kujtoj se, ishte opozita që dërgoi alarmin në Bruksel duke deklaruar se puna për reformën zgjedhore nuk po ecën. Nuk dha asnjë informacion ku nuk po ecte, për çfarë nuk po merreshim vesh, por vetëm akuzoi. Dhe pas këtij alarmi fshihet qëllimi që Brukselit t’i shkojë mesazhi se në Shqipëri nuk ka dialog, nuk ka bashkëpunim.
Çfarë e kërcënon aktualisht konsensusin mes PD-së dhe PS-së për reformat integruese të vendit?
Vetëm koncepti provincial se një sukses i tillë do shkoj në favor të kundërshtarit, në këtë rast të qeverisë. Nga frika se kjo ndikon në humbjen e zgjedhjeve të ardhshme, Rama bllokon Shqipërinë. Kështu bëri edhe në periudhën e punës për liberalizimin e vizave. Dhe kjo është më shumë se provincializëm, është kriminale ndaj shoqërisë dhe ndëshkimin do ta marrë po nga shoqëria me mjetin që ajo ka, me votë.
Ishte e papritur për PD-në vota pro e opozitës për Kodin Penal?
Votimi i reformave nga opozita është bërë një dukuri krejt ekzotike jo prej nesh, por nga ata vetë. Ju kujtoj se marrëzia shkonte deri atje sa vetëm në 2-3 seancat e fundit opozita merr pjesë në votim edhe n.q.s mazhoranca nuk e bën dot e vetme kuorumin për votim. Kjo tregon se sa larg votimit dhe jetës parlamentare janë. Edhe më shumë. Nuk besoj se është harruar koha kur nuk vinin fare në parlament. Marrëzia po u harrua, apo po u neglizhua tenton të përsëritet.
PD-së prej disa ditësh i është larguar nga grupi parlamentar i PD-së i PDsë, deputeti i Durrësit Gazmend Oketa. Cili është komenti juaj ndaj ikjes së tij nga PD?
Z. Oketa ndoshta është një mik i mirë dhe ai kujdeset për të mbajtur një profil të tillë, por vendimi politik i përcaktuar nga marrëdhëniet njerëzore apo shoqërore me Presidentin ia zvogëlon profilin e politikanit. Oketa politikan ka humbur duke iu larguar forcës politike që i dha mundësitë e karrierës, që i dha hapësirë.
A ka të drejtë z.Oketa kur thotë se mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së u ngjanë mbledhjeve të ish-byrosë politike?
Krahasim i pavend. Ato janë një komunikim i Kryetarit të partisë dhe njëherësh Kryeministër me grupin politik. Dhe mbi të gjitha nuk janë komunikimi i vetëm. Besoni se do të ketë largime të tjera deputetësh nga grupi i PD-së? Jo. Absolutisht jo. Zoti Topi është përpjekur të krijojë një mbështetje personale në grupin parlamentar, sidomos para se të bëhej President. Por, ata që u ekspozuan si mbështetës të tij, kërkonin të shihnin President kryetarin e grupit, por jo të luftonin kundër vetvetes, kundër PD-së për ambiciet individuale të Topit. Prandaj, veç zotit Oketa, askush nuk do e ndjekë në këtë projekt anti-PD.
Sipas jush problem është ikja e një deputeti nga PD-së apo vet fenomeni që mbart pas vetes?
Ikja e Oketës është më shumë një ndodhi. Nuk është një fenomen. Grupi ynë parlamentar ka një anëtarësi me përvojë dhe të pjekur politikisht. A ka pakënaqësi brenda PD-së apo rivalitet? Pakënaqësi ndaj çfarë PD-së? Kjo nuk ekziston. Dhe s’ka si të ekzistojë. Ambicie të paplotësuara padyshim që ka. Kjo është krejt legjitime dhe kjo është një nga instrumentet e presionit që e mban të shëndetshme një forcë politike. Rivaliteti është gjëja më normale në një organizatë të hapur siç është PD.
Flitet herë pas herë për klane brenda PD-së. Sa po e dëmtojnë ato partinë në pushtet?
Nuk ka klane. Natyrisht që ka profile politike të ndryshme, të cilat më shumë prej së jashtmi, ose nga ata që i shikojnë në distancë, se sa nga sjellja e tyre, duket se bashkohen në një fluks të caktuar. Por, kjo nuk është klan.
Që në momentin që Presidenti Bamir Topi paralajmëroi krijimin e një partie të re, PD-ja ka ashpërsuar sulmet ndaj z.Topi. Kjo nënkupton frikën se partia e tij do të dëmtojë PD-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare?
S’ka të bëjë me frikën nga partia e re. Qëndrimi është parimor. Z. Topi shfrytëzoi hapësirën e funksioneve të Presidentit të Republikës për të krijuar një parti politike personale. Kjo pati koston e vet për shoqërinë. Një fakt është mos respektimi i detyrimit kushtetues për të konsultuar institucionin e parlamentit para se të dekretojë kandidaturat që sjell, kandidatura që gjykuar nga ambicia për një parti politike duket se janë pjesë e këtij qëllimi.
Z.Topi ka thënë se në partinë e tij do të afrojë të gjithë të pakënaqurit nga PD-ja. Kush do t’i shkojë mbrapa?
Ka shumë socialistë që janë të pa kënaqur nga PD-ja. Duhet të kenë qenë. Demokratët nuk janë të pakënaqur nga partia e tyre që ka dy mandate që qeveris, që fiton duke e thelluar diferencën ndaj kundërshtarit politik. Individë me ambicie të paplotësuar dhe që për ambicien lëshojnë parimet janë kontingjent që garantojnë dështimin, sepse këtë sëmundje do ta marrin me vete edhe tek partia e Topit.
Parlamenti e hetoi Kreshnik Spahiun përmes një komisioni për shfrytëzim të postit për interesat e tij politik, por a do të ndërmarrë PD-ja një hetim të tillë edhe ndaj z.Topi?
Në dallim nga z. Spahiu që veproi në kundërshtim me detyrat e tij ligjore, që keqpërdori zyrën dhe mjetet publike për të krijuar një parti politike, z. Topi ka qenë më diskret nga ana formale. Kjo nuk do të thotë që nga ana morale është në rregull. Fakti që ju pyesni për një parti të Presidentit, edhe pse kjo nuk është bërë formale, tregon se praktikisht Presidenti po vepron në kundërshtim me detyrimin kushtetues të paanësisë partiake politike.
Përse PS-ja duhet të japë konsensus për kandidatin që duhet të propozojë mazhoranca për kreun e ri të shtetit?
Është e lirë të mos e japë. Kushtetuta nuk e detyron as PS të votojë, as ne të qëndrojmë peng i miratimit të tyre. PS ka gjithë hapësirën që të shfrytëzojë mundësinë për konsensus që japin tre raundet e para të votimit. Mbetet zgjedhje e tyre.
Ju personalisht e shikoni si kandidaturën më të mundshme të z.Berisha si pasardhës të Topit në Presidencë?
Jo. Nuk mendoj se z. Berisha është profili i përshtatshëm për rolin e Presidentit sot. Ai është politikan protagonist. Politikan aksioni.
Po kandidaturën e znj.Topalli për presidente të vendit si e konsideroni?
Znj. Topalli është kandidaturë shumë serioze. Karriera e saj politike është e pasur. Një Presidente grua do të ishte vërtet një lajm i mirë për shqiptarët. Kryeministri Berisha ka thënë se kandidat për president do të jetë një nga drejtuesit e PD-së.
Sipas jush kush prej tyre është më i përshtatshmi?
Më lejoni të mos bëj listime të tilla të panevojshme. Në elitën e PD-së ka shumë politikanë që kanë përvojë, që kanë staturën për të kryer misionin e Presidentit të vendit.
E quani normale që PD ka gjithë sekretariatin ilegjitim për shkak se nuk bën ripërtëritjen përmes zgjedhjeve që duhej të ishin bërë para dy viteve?
Nuk mendoj se sekretariati është ilegjitim. Janë funksione që së pari relativizohen kur partia është në qeveri. Së dyti, kjo temë është diskutuar në forume dhe janë shfaqur edhe opinione të ndryshme për rolin që kanë funksione të tilla kur partia qeveris vendin. Ndoshta duhet rikonsideruar edhe nga ndryshime të tjera që kanë diktuar zhvillimet e ndryshme siç, p.sh është krijimi i grupeve të punës rajonale në përgjigje të sistemit elektoral.
Po ashtu edhe qeveria mbetet e pandryshuar prej kohësh. Ju jeni për ndërhyrje në kabinetin aktual ?
Nuk mendoj se një qeveri duhet të bëjë ndryshime se dikush habitet nga kohëzgjatja e kësaj mazhorance. Socialistët lanë një trashëgimi të papranueshme për mua. Ndryshimi i kryeministrave dhe i ministrave vetëm si rezultat i klaneve dhe presioneve nga ambiciet e individëve dhe grupeve vetëm sa e dëmton një maxhorancë. Një qeveri ndryshon kur ka ndryshim në projektin e saj. Kjo nuk është rasti i kësaj mazhorance. Ndryshime për performancë, edhe për arsye të informacionit, besoj se gjykohen më drejtë dhe më plotësisht nga Kryetari i qeverisë.
Ka ministri të korruptuara siç akuzon opozita dhe sipas jush a duhet të dorëhiqen ata që akuzohen?
Nuk mund të pranojmë që të kthehemi në kohën e kontrollit punëtor dhe gjyqeve publike. Një individ, qoftë edhe ministër është i korruptuar kur gjendet fajtor, jo se i mbushet mendja dikujt , qoftë edhe një parti opozitare. Nuk mund të lejojmë që institucionet e forcimit ligjor t’i zëvendësojmë me gjyqin e akuzës publike të motivuar politikisht.
A e ka kthyer PD-në më majtas aleanca që bëri me LSI-në?
Nuk ka asnjë devijim nga bazat e filozofisë së djathtë. Qeveria ka program të qartë që bazohet në hapësira gjithnjë e më të mëdha për tregun. Padyshim që qeveria ka ndjeshmëri për çështjet sociale, por edhe çështje të tjera që janë të njëjta me LSI-në.
Është normale që militantët e PD-së të zëvendësohen me rrogëtarët siç po ndodh realisht me partinë në pushtet?
Nuk e kuptoj këtë pyetje. N.q.s kuptoni afirmimin në forume të PD-së të personave që kanë punuar në poste drejtuese në administratën e kësaj maxhorance, mendoj se është gjykim i padrejtë. Një person që ka shkëlqyer në administrim është një aset që një parti politike i bën nder vetes kur e voton në forumet e saj.
PS-ja po tenton të afrojë pranë vetes ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit politik. Duke lënë mënjanë propagandën, a janë këto dy shtresa të harruarish nga PD?
Këto shtresa janë shtresat që kanë mbështetur që nga fillimi PD-së pikërisht se tek kjo forcë politike kanë parë vetveten, kanë parë kujdesin për kompensimin e dëmit tragjik të diktaturës komuniste. PD ka qenë avokate e këtyre shtresave edhe kur nga e majta hapur apo nën zë përbuzeshin. Tryezat e Ramës, qofshin edhe të shoqëruar nga persona të keqpërdorur politikisht, janë hipokrizi që vret dhe cënon moralin e shoqërisë. Nga e majta edhe pse ka 20 vjet që ka rënë diktatura e tyre, ende nuk ka ardhur kërkesa e ndjesës për gjëmën që ka shkaktuar ndaj këtyre shtresave, nuk ka ardhur reflektimi, nuk ka ardhur ndryshimi i sjelljes.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)