E Diel, 1 Nëntor 2026

Besëlidhja, PD: Topi nuk konfirmoi pjesëmarrjen, deklarata e Presidencës mashtrim

TIRANE - Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave të Presidencës, në lidhje me aktivitetin e organizuar me rastin e 568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës. Në një konferencë për shtyp, deputetja e PD-së për qarkun e Lezhës Paulina Hoti theksoi se pretendimi i Topit se iu mohua fjala ishte vetëm një mashtrim.

“Për bojkotin e festës, zoti Topi, që nuk i konfirmoi asnjëherë autoriteteve të Lezhës ardhjen në këtë festë, u deklaroi të huajve dhe mediave ndërkombëtare se ai nuk do të shkonte, më datë 2 mars në Lezhë, pasi Partia Demokratike e Lezhës do të “organizonte një proteste kundër tij”.
Kurse shqiptarëve, u serviri motivin tjetër bajat, sipas të cilit anuloi pjesëmarrjen pasi “nuk ishte lejuar të fliste”- deklaroi deputetja demokrate.

Sipas deputetes Hoti, presidenti nuk kishte konfirmuar asnjëherë pjesëmarrjen në festimet e Lezhës, pasi motive të thella personale nuk e lejuan të fliste atë ditë.

“Motivet e Topit shpjegohen qartësisht nga Edvin Rama në editorialin e tij të sotëm. Përsa i përket pretendimit të Edi Ramës, se ai mungoi pasi nuk kishte marrë ftesë,është i vërtetë sa edhe pretendimi i Bamir Topit se nuk kishte marrë ftesë nga ambasada e Kosovës.”- përfundoi Hoti.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›