E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, 8 gardianë qëllojnë me armë në rrugë

8 gardianë në gjendje të dehur kanë qëlluar me armë në rrugë duke shkaktuar panik tek banorët e qytetit të Fushë Krujës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Krujë, pranë Shkurajt. Policia ka bërë shoqërimin e gardianëve. 

FUSHE KRUJE- Tetë gardianë kanë shkaktuar panik tek banorët e Fushë Krujës, teksa qëllonin me armë zjarri nga makinat. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Krujë, pranë Shkurajt. Lajmi konfirmohet nga policia e Kurbinit, sipas së cilës 8 gardianët në gjendje të dehur po kalonin me dy makina në rrugë.
Krejt papritur ata kanë nisur të qëllojnë në ajër me armë, duke shkaktuar panik dhe frikë për banorët e zonës përreth, të cilët njoftuan menjëherë forcat e policisë. Këto të fundit pasi kanë mbërritur në vendngjarje kanë bërë të mundur kapjen e gardianëve emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur duke i shoqëruar drejt komisariatit të Kurbinit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›