E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, Shqipëria ka 70 mijë perdorues alkoli

Sipas Sokol Morinës, koordionator i projektit kombëtar kundër alkoolit, shifra e personave të cilët konsiderohen konsumues të tepërt të alkoolit arrin deri në 7 % të numrit të përgjithshëm të popullsisë 

TIRANE-Në vendin tonë numri i personave me varësi ndaj alkoolit arrin deri në 70 mijë persona. Sipas Sokol Morinës, koordionator i projektit kombëtar kundër alkoolit, shifra e personave të cilët konsiderohen konsumues të tepërt të alkoolit arrin deri në 7 % të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Morina ka shpjeguar gjithashtu se shqetësues mbetet fakti se alkooli në Shqipëri konsumohet edhe nga persona nën 18 vjeç, gjë të cilën ligji e ndalon. Ndërkohë që një studim i bërë nga Instituti i Shëndetit Publik, nxjerr në drit se rreth 59% e studentëve janë konsumatorë të rregullt të pijes, e cila vazhdon të jetë rakija tradicionale. Morina ka sqaruar gjithashtu se brenda muajit korrik do të nisë nga puna edhe klinika për trajtimin spitalor të personave me varësi nga alkooli.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›