Lamtumirë Nina Mula!

Në skenën ku interpretoi role të rëndësishme të operës botërore dhe shqiptare, miq, kolegë, të afërm e politikanë, nderuan figurën e Mulës, sopranos nga Izhevski i Rusisë, që e zhvilloi karrierën e saj në Shqipëri.
Kompozitori Aleksander Peçi e cilësoi sopranon e ndarë nga jeta të enjten si pikë referimi për operën shqiptare. “Në kujtimin tim, Nina Mula mbetet një figurë e shquar e operistikës shqiptare, një pikë referimi”, tha Peçi.
Të paharrueshme janë rolet e saj në operat “Evgeni Onjegini”, “Madam Batërflaj”, “Dasma e Figaros”, “Karmen”, “Mrika” dhe “Skënderbeu”.
Homazhe në nderim të artistes së operës kreu edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ministri i TKRS-së Aldo Bumçi, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, e politikanë të tjerë.
Nina Mula lindi në 23 nëntor të vitit 1931 në Rusi dhe mbylli sytë mëngjesin e ditës së djeshme, në moshën 80-vjeçare, nga një sëmundje e pashërueshme. Ishte këmbëngulja e artistes ruse, Irina Maslenikova, që e beri Ninën 18-vjeçare të korrte suksesin e parë në jetë, duke fituar Konservatorin e Moskës.
Pikërisht këtu ajo do të njihej me një student shqiptar, Avni Mula, dashuria për të cilin do të bënte ta ndiqte pas drejt një vendi të vogël, që nga harta iu duk si një pikë në oqean.
Nina Mula u emërua soliste pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, ku punoi deri në daljen e saj në pension në vitin 1976. Vetëm gjashtë muaj pasi kishte ardhur në TKOB, Ninës iu besua roli i Jolantës në veprën me të njëjtin titull të Çajkovskit, një shfaqje kjo që e afirmoi duke marrë më pas shumë kryerole deri në mesin e viteve ’70. Në vitin ’58, me partner bashkëshortin, Nina interpretoi rolin e Rozinës në operën “Berberi i Seviljes”, ndërsa më pas interpretoi në “Pranverën” e Tish Daisë.
E larguar e re nga skena e operës shqiptare, Mula gjithmonë ka shprehur dëshirën dhe pengun për të interpretuar në shumë role të tjera operistike. Dalja e saj e fundit publike ishte një muaj më parë, kur në prani të miqve e kolegëve festoi 80-vjetorin e saj. E emocionuar ajo u shpreh se do të ishte deri ditën e fundi në opera.
Për aktivitetin e saj Nina Mula është nderuar me shumë çmime, medalje e tituj, si Urdhrin “Naim Frashëri të klasit II”, titullin “Artiste e Merituar”, Çmimin e Parë në Festivalin e Romancës si dhe titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës".
/Start/
2011-12-23 18:07