E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Islami u vetëpërjashtua, por ka një mundësi të dytë

Gjatë një emisioni televiziv, kreu i selisë rozë sqaroi arsyet e çregjistrimit të deputetit Islami nga selia rozë, ndërsa theksoi se “ka gjithmonë një shans të dytë që i lë mundësi gjithsecilit për të përfituar”.

Rama theksoi se rasti i Islamit nuk ka asnjë ngjashmëri me deputetë të tjerë të PS-së që kanë votuar apo bojkotuar. “Pas votimit për Guvernatorin të Bankës së Shqipërisë, grupi parlamentar i PS-së  ka bërë një mbledhje serioze ku u vendos që vota kundër është detyrim i çdo deputeti. I vetmi që e theu këtë vendim politik, pa asnjë arsye të justifikuar, ishte Islami, i cili vendosi të largohej nga grupi parlamentar i PS-së”, sqaroi kryesocialisti.

Ai shtoi se “është fyerje për PS-në që të identifikosh Kastriot Islamin me lëvizjen për mendimin ndryshe në parti”.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-12-24 00:11
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›