E Shtunë, 31 Tetor 2026

THYENI KUFIJTë E TELEFONATAVE TUAJA ME EAGLE MOBILE

Gëzoni në festat e këtij fundviti me ofertën më të re të "Eagle Mobile" dhe uroni sa më shumë të miq e të afërm kudo në Shqipëri dhe jashtë saj, duke përfituar çmimet më të arsyeshme në këtë stinë festash. Nëpërmjet ofertës më të fundit, kompania rinore vazhdon të surprizojë me çmimet mjaft të leverdishme dhe shërbimet e saj për të gjithë abonentët "Eagle". Me ofertën e re të fundvitit që nisi më 13 dhjetor 2009, "Eagle Mobile" ka bërë përfitues si abonentët me parapagesë ashtu edhe ata me kontratë. Kjo ofertë u mundëson atyre tarifat më të ulëta për thirrje ndërkombëtare dhe drejt operatorëve të tjerë celularë në Shqipëri.

Të gjithë abonentët me parapagesë do të përfitojnë tarifa të ulëta sa herë kryejnë rimbushje që nga dita e lançimit të ofertës.

Pasi të kenë kryer rimbushjen e parë prej 1000 lekësh abonentët me parapagesë do të kenë mundësi të komunikojnë me 49 lekë për minutë (pa TVSH) drejt të gjithë vendeve të botës, dhe me 19 lekë për minutë (pa TVSH) për thirrjet drejt operatorëve të tjerë celularë në vend.

Nëse rimbushja e parë bëhet në sasinë 2000 lekë, abonenti do të komunikojnë me 39 lekë për minutë (pa TVSH) drejt të gjitha vendeve të botës, dhe me 15 lekë për minutë (pa TVSH) për thirrjet drejt operatorëve të tjerë celularë në vend. E nëse rimbushja e parë do të jetë 5000 lekë, ata do të komunikojnë me 29 lekë për minutë (pa TVSH) drejt të gjithë vendeve të botës, dhe me 14 lekë për minutë (pa TVSH) për thirrjet drejt operatorëve GSM në vend. Krahas kësaj, për të gjithë abonentët e planeve tarifore me kontratë, thirrjet do të kushtojnë 39 lekë për minutë (pa TVSH) për thirrjet drejt të gjitha vendeve të botës, dhe 14 lekë për minutë (pa TVSH) për thirrjet drejt operatorëve të tjerë celularë në vend. Kjo ofertë që do të zgjasë deri më 31 janar të vitit 2010, do të bëjë që të gjithë abonentët "Eagle" kudo që ndodhen të kenë mundësinë të urojnë festat pa numëruar minutat e tyre, por vetëm të afërmit e tyre në Shqipëri dhe jashtë saj. Çdo abonent do të njoftohet me një SMS për aktivizimin e ofertës dhe çmimet mjaft të leverdishme që do të përdorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›