E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje për bujqësinë

Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Mjedisit firmosën dje një marrëveshje bashkëpunimi trevjeçar. Pjesë e paktit do të jetë edhe Organizata e OKB për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), e cila luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit. FAO mbështet programin e saj të zhvillimit në fushat e bujqësisë, zonave rurale dhe menaxhimit natyror të burimeve, si dhe synon të lehtësojë bashkëpunimin në nivelin kombëtar, duke mundësuar një fokus strategjik më të madh kundrejt prioriteteve afatmesme të përcaktuara në konsultim të ngushtë me qeverinë dhe palë të tjera të interesuara. Dokumenti saktëson përkushtimet dhe kontributet e FAO-s, si pjesë e programit "Një OKB". Para hartimit të marrëveshjes është marrë edhe mendimi i grupeve të interesit në fushën e agro-ushqimit, zhvillimit rural dhe menaxhimit të burimeve natyrore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›