E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e fundvitit nisin në dyqanet e "Vodafone"

Festat e fundvitit tashmë janë më pranë se kurrë dhe të gjithë dyqanet "Vodafone" janë veshur me një atmosferë festive. Ato tashmë ngjajnë si shtëpi të lumtura që përgatiten të surprizojnë të gjithë vizitorët. Duke vizituar dyqanet "Vodafone" në Shqipëri të gjithë klientët aktualë dhe ata që duan t‘i bashkohen familjes së madhe "Vodafone" do të gjejnë më shumë se sa ngjyra dhe ndriçim. Në surprizat e fundvitit bën pjesë shërbimi më i ri "Vodafone E-top up", të cilin ju mund ta gjeni në të gjitha dyqanet tona. Duke përdorur këtë mënyrë shumë praktike rimbushjeje ju përfitoni më tepër se sa një metodë të re për të pasur kohë bisede në celularin tuaj. Në fakt çdokush përfiton shumë minuta falas. Kështu, për rimbushjet nga 1.000 deri në 2.999 lekë ju do të përfitoni 10 minuta kohë bisede falas, për rimbushjet nga 3.000 lekë deri në 4.999 përfitoni 15 minuta kohë bisede falas dhe për rimbushjet mbi 5.000 lekë përfitoni 20 minuta kohë bisede falas. Me "Vodafone E-top up" gjithsecilit i jepet mundësia për të pasur më shumë kohë për urimin e miqve kudo që ata ndodhen. "Gjithashtu dhurata të shumta janë përgatitur për të gjithë vizitorët e dyqaneve tona. Duke blerë një numër të ri me parapagesë ose me kontratë ju përfitoni një nga dhuratat: USB, çadër, mbajtëse çelësash ose mbajtëse celulari", shprehen drejtuesit e kompanisë celulare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›