E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, aksidentoi për vdekje, pranga 31 vjeçarit

LEZHË- Një 31 vjeçar nga fshati Dragushë, i rrethit të Lezhës, u arrestua të premten i dyshuar për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen e një personi.
Zëdhënësi i shtypit i policisë qarkut Lezhë, Armando Ndoka, deklaroi se Edmond Lazri u arrestua, pasi në superstraden Milot-Lezhë, pranë segmentit rrugor Gajush, duke drejtuar një mjet kamion me targa LE 8204 A, ka aksidentuar 62 vjeçarin Prend Mëhillaj, banues në fshatin Luf të rrethit Pukë, i cili ishte duke ecur si këmbësor.
Megjithë ndihmën e shpejtë që iu dha të dëmtuarit, fillimisht në spitalin e Lezhës dhe më pas në Spitalin Ushtarak Tiranë, i moshuari humbi jetën nga plagët e rënda.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›