E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gërdeci”, Nishani: Duhet ndryshuar ligji për avokatinë

TIRANE-Cështja gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit ku para pak ditësh 3 personat e akuzuar për ngjarjen u liruan nga qelitë nën masën “arrest shtëpie” ka sjellë sot reagimin e Ministrit të Drejtësisë Bujar Nishani.
në një prononcim për mediat, Nishani theksoi sot se zvarritja që iu bë këtij procesi sjell domosdoshmërisht ndryshime në ligjin për avokatinë.
Nishani theksoi se ministria që ai drejton ka shprehur gatishmëri për inspektime për procesin. Ministri sqaroi se i është shprehur edhe Këshilit të Lartë të Drejtësisë opsioni i kryerjes së inspektimeve të përbashkëta.
Më tej ai bën me dije se pas mosmarrjes së masave administrative për avokatët që mungonin në process duke sjellë zvarritjen e gjyeve, shprehet se ka kërkuar mbledhjen e KLD. “Të shophim rezultatet që do të dalin nga kjo mbledhje thekson Nishani”.
Vetëm pak ditë më parë nga burgu dolën të gjithë të akuzuarit të cilët tanimë gjykohen në arrest shtëpi, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxholli dhe Sokol Ngjeci.

Tragjedia e Gërdecit ndodhi më 15 Mars të vitit 2008 ku mbetën të vrarë 26 persona, u plagosën mbi 300 të tjerë ndërsa u shkatërruan dhjetra banesa dhe biznese.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›