E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laporta: Barcelona do ta mbaje fort Rajkardin

"Barcelona nuk po kerkon trajner te ri", kete e ka thene presidenti i klubit katalan, Johan Laporta, i cili ka dashur keshtu t'ua mbylle gojen te gjithe zerave ne shtypin spanjoll, sipas te cileve ai ka firmosur nje kontrate me portugezin Hoze Murinjo. "Nuk mendojme per asnje trajner tjeter, ka thene Laporta. Rajkardi ka nje kontrate deri ne vitin 2009, eshte nje trajner i madh dhe shume cilesi te tijat korrespondojne me imazhin tone: eshte i qete, gjykon drejt, punetor dhe ka sens humori. Eshte prej pese vjetesh me ne dhe do te ike kur te deshiroje ai".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›