E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sisoko: Jam nje luftetar!

Mohamed Lamine Sisoko thote fjalet e tij te para bardhezi. Mesfushori i mberritur nga Liverpuli prej te martes eshte nje lojtar u Juventusit, pasi beri edhe vizitat mjekesore dhe firmosi kontraten, u shpreh se eshte shume i kenaqur per perfshirjen e tij ne gjirin e skuadres se Ranierit.
"Jam shume i kenaqur qe jam ne Torino, kam bere vizitat mjekesore dhe ndjehem mire. Juventusi eshte nje klub i madh dhe ketu kane luajtur kampione te medhenj. Eshte vertet fantastike qe do te jem pjese e kesaj skuadre dhe per nje djalosh si une, qe sapo ka mbushur 23 vjec, kjo do te thote vertet shume". Sisoko flet me pas per kampionatin italian dhe raportin e tij me Ranierin, qe e ka kurorezuar te Valencia: "Kam pare shume ndeshje te kampionatit italian, luhet nje futboll i mire dhe ka shume talente, disa prej te cileve militojne pikerisht te Juventusi, prandaj do te jete fantastike te luaj ne krah te tyre dhe te kthehem e te punoj me Klaudio Ranierin. Ka qene trajneri im te Valencia, e njoh karakterin e tij dhe menyren se si kupton futbollin, besoj se eshte nje trajner i madh". E ne fund e mbyll duke bere nje vetepershkrim e duke fiksuar objektivin e tij: "Jam nje luftetar dhe luaj ne presing. Objektivi im eshte qe te behem nje mesfushor i madh dhe te Juventusi mund t'ia dal. Kjo per mua eshte nje eksperience thelbesore, nje hap i rendesishem per karrieren time".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›