E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP, Pedroza fiton në Muxhelo

Pedroza u nis nga “pole position”-i, duke e udhëhequr garën nga fillimi në fund. Menjëherë pas tij u rendit piloti tjetër spanjoll, Horge Lorenco, me Jamaha. Italiani Andrea Doviciozo me Honda u ngjit në shkallën më të ulët të podiumit.

Australiani Kejsi Stoner me Dukati e përfundoi garën në vendin e katërt, duke lënë pas Marko Melandrin dhe Rendi de Punie. Dhjetëshen e parë e mbyllin amerikani Ben Spais, i ndjekur nga spanjolli Aleksis Espargaro, Marko Simonçeli dhe Loris Kapirosi me Suzuki.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›