Laporta, Kakasë: Mos u largo nga Milani
Johan Laporta, presidenti i Barcelonës, beson se Kaka duhet të mendohet mirë përpara se të vendosë të largohet nga Milani. Mes të tjerave, kreu i klubit "blaugrana" tha se Frenk Rajkard do të ishte trajneri ideal për t‘u bërë pasardhës i Karlo Ançelotit në stolin kuqezi. Për "Gazzetta dello Sport", Laporta tha: "Do të isha më i kënaqur nëse Kaka nuk largohet nga Milani. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por do ta këshilloja të qëndronte me kuqezinjtë, sepse ata janë një klub i madh".