E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan-Barcelona, një miqësore për viktimat

Vazhdojnë iniciativat e solidaritetit të klubeve të futbollit në favor të familjeve të prekura nga tërmeti në Abruzzo. Sikurse ka bërë të ditur "Gazzetta dello Sport", Milani është në kontakte me Barcelonën për të organizuar një ndeshje miqësore. Këtë e konfirmon një deklaratë e Joan Laporta, presidentit të blaugranëve: "I kam telefonuar mikut tim, Adriano Galianit, dhe i kam propozuar të luajmë një ndeshje miqësore Barcelona-Milan, arkëtimet e së cilës do të shkonin në favor të familjeve të prekura nga tragjedia e tërmetit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›