E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jim Morrison është i gjallë?

37 vite më parë legjenda e rockut është gjetur i vdekur në vaksën e banjos

A mund të jetë Jim Morrison si Elvis Presley? Drejtuesi i “The Doors” për dike është gjallë, pikërisht ashtu si mbreti i rockut. Morrison e ka bërë vetë lajm publik vdekjen e tij në vitin 1971, ndërkohë që sot jeton si i panjohur në ishujt Seychelles. Të paktën kjo është alternativa që jep ish-tastieristi i njohur i grupit “The Doors” Ray Manzarek gjatë një interviste të tij për një të përditshme britanike. 37 vite më parë këngëtari legjendar është gjetur i vdekur në vaskën e banjës së apartamentit të tij. Idetë mbi një vdekje natyrore të Morrisonit, të stimuluar nga droga nuk kanë munguar. Zyrtarisht bëhet e ditur se ai ka vdekur nga një atak kardiak, por zyrtarisht, edhe nga një overdozë heroine. Manzarek nuk ka menduar kështu dhe ka treguar teorinë e tij në të përditshmen britanike: “Jim ishte një shpirt i lirë, ishte gjithnjë në kërkim të diçkaje ndryshe në jetë, por edhe pse gjashtë vite suksesi me Doors-at nuk ishin të mjaftueshme për të.” Një vit para se të vdiste, Morrison u tregoi shokëve të tij në broshurë ishujt Seychelles duke thënë: “Nuk mendoni se mund të jetë një vend perfekt për t’ia mbathur, teksa të gjithë mendojnë se ke vdekur?” Kur morri vesh për vdekjen e Jim-it, ai ndodhej në Kaliforni. Nuk e morri fare seriozisht telefonatën e menaxherit Bill Siddons, atëherë si tani. “Reagimi im i parë ishte se vdekja e Jim-it ishte një tjetër shaka e grupit Rock n’Rolls.” Megjithatë ai ia mbathi për në Paris për të zbuluar të vërtetën. Ishte shumë vonë në fakt, pasi Morrison ishte çuar për në banesën e fundit te varrezat pariziene të Pere Lachaise. Askush nuk e ka ekzaminuar vdekjen e këngëtarit “Light my fire” dhe “Ride on the Storm”. “Pyes veten gjithnjë nëse vdekja e tij është hedhur si një lojë në skenë”, ka përfunduar ish-tastieristi i “The Doors”.

John Philip Sousa, “mbreti i rritmit marsh”

Sousa jetoi e krijoi nga fundi i viteve 1800 dhe fillimi i viteve 1900

Sousa jetoi dhe krijoi nga fundi i viteve 1800 dhe fillimi i viteve 1900. Ai u lind në Uashington, në vitin 1854. Babai i tij u lind në Spanjë nga prindër portugesë, ndërsa nëna ishte bavareze. John ishte vetëm 6 vjeç kur filloi të mësonte violinën dhe të kompozonte. I ati ishte muzikant në Bandën e Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe John hyri në atë bandë për të mësuar kur ishte 13 vjeç dhe qendroi me të deri në moshën 20 vjeçare. Në vitin 1880, Sousa u bë dirigjenti i Bandës së Marinës. Pak vite më vonë ai kompozoi “Semper Fidelis”, që është edhe marshi zyrtar i Korpusit të Marinës, për të nderuar oficerët dhe ushtarët e këtij korpusi. Në vitin 1889, gazeta Ëashington Post i kërkoi Sousa të kompozonte një marsh për një konkurs ku do të merrte pjesë gazeta. “The Uashington Post March” është popullor edhe në ditën e sotme. Ky marsh i dha Sousa emrin "Mbreti i Marsheve". Ai kompozoi mbi 130 marshe. John Philip Sousa është autori edhe i marshit zyrtar të Shteteve të Bashkuara me titull "The Stars and Stripes Forever".

Humor

Pushimet e zgjuara
Burri:
-Sivjet do t’i bëjmë pushimet e zgjuara
Gruaja:
-Pse, ke vendosur që të mos vish ti?

Rruga për te spitali
Një grua e moshuar i afrohet policit të komunikacionit dhe e pyet:
-Ju lutem, mund të më tregoni se cila rrugë më shpie më shpejt deri në spital?
-Ja, kalo në mes të këtij kryqëzimit këtu me sy të mbyllur dhe në reanimacion përfundon brenda dy minutave. – ia kthen polici.

Hape gojën!
Dentisti i thoshte vazhdimisht pacientes:
-Zonjë, hapeni gojën ju lutem!
-Faleminderit, - ia kthen ajo
-Pse më falënderoni, e pyet i habitur dentisti.
-Sepse im shoq, gjithmonë më thotë: “Mbylle gojën!”

Horoskop

Dashi
Të favorizuar nga Hëna e Saturni, sot të gjitha letrat janë në rregull për të kaluar një ditë mjaft të bukur, veçanërisht nëse do të udhëtoni.

Demi
Momentet që po kaloni janë të bukura, dita sot do të kalojë e qetë, ideale për të çuar fëmijët në park, plazh, apo një mbrëmje romantike.

Binjakët
Shumë ironik kombinimi i Hënës te Shigjetari. Për inat të Saturnit, që kërkon të jeni racionalë në aspektin sentimental ndjenjat marrin superxhiro.

Gaforrja
Kishit programuar që ditën e sotme ta kalonit qetësisht në punë e pastaj në shtëpi, por do të vijë një ftesë, të cilën nuk mund ta refuzoni.

Luani
Me ndihmën e Hënës e Saturnit, sot do të jetë e thjeshtë për të përballuar çdo keqkuptim të rastit. Karakterizoheni nga energji të shumta.

Virgjëresha
Nuk është asgjë e çuditshme, nëse sot ndjeheni të rënë moralisht. Takime të bezdisshme, telefonata stresuese e keqkuptime mes kolegëve.

Peshorja
Në sintoni me stinën, yjet, e mbi të gjitha me Hënën te Shigjetari, ju propozohen pushime, zbavitje e takime, duke ju dhururar veç argëtim.

Akrepi
Edhe pse Jupiteri i jep vlefshmëri e madhësi projekteve tuaja, duhet të luftoni që ato të njihen dhe të fitoni ndaj kundërshtisë të disa kolegëve.

Shigjetari
Ndonëse Saturni ju mbështet dhe Hëna ndodhet në shenjën tuaj vetëm qetësi nuk do të gjeni këtë ditë. Shumë punë dhe lodhje e madhe ju pret.

Bricjapi
Një përafrim i vogël i pushimeve, një ditë në të cilën do të mund të plotësoni dëshirën tuaj për të pushuar. Përfundoni impenjimet urgjente.

Ujori
Falë Hënës te Shigjetari, humori juaj sot shkon mirë. Të qetë, të gatshëm për shaka, kënaqeni në shoqërinë e miqve. Jeni në qendër të vëmendjes.

Peshqit
Sot Hëna në Shigjetar konfrontohet me Uranin dhe ju do ta ndjeni këtë. Mund të dilni të mundur nëse nuk merrni masat e duhura. Shëndeti i mirë.

9 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›