Largime me bollëk nga Valencia

Nga Express më 27 prill 2011 në ora 17:45
Pas debaklit të pësuar në shtëpi nga Real Madrid, nga i cili humbi 3:6, për Valencian ka ardhur koha e revolucionit të madh. Janë shumë futbollistë që do t’i bëjnë valixhet gati gjatë verës.
Mediat spanjolle i kanë përmendur 4 prej tyre, por ata nuk janë të vetmit. Kjo ‘fshesë’ pritet t’i kapë futbollistët Maduro, Ignacio Gonzalez, Chori Dominguez dhe Ricardo Costan. Gjatë verës që shkoi, Valencia shiti dy lojtarët kryesorë, David Villa (Barcelona) e David Silva (Manchester City).