E Diel, 1 Nëntor 2026

Largimet nga puna, LSI nis të marrë 20 përqindëshin e sajNga TemaDrejtori i Përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Gjergj Bojaxhi, dha dje dorëheqjen nga detyra. Ai nuk dha një arsye të fortë për këtë akt, por tha se kishte punuar sh

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Largimet nga puna, LSI nis të marrë 20 përqindëshin e sajNga Tema

Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Gjergj Bojaxhi, dha dje dorëheqjen nga detyra. Ai nuk dha një arsye të fortë për këtë akt, por tha se kishte punuar shumë mirë, ndaj po largohej.

Sipas tij, ai kishte plotësuar tri objektiva që i ishin kërkuar nga kryeministri, Sali Berisha, energji për 24 orë, privatizim i ndërmarrjes dhe mirëmenaxhim i saj. Por në fakt vendimi vjen, pasi në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës ka mbërritur Dritan Prifti i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Burimet thonë se Prifti ka nisur menjëherë revanshin për të krijuar sa më shumë hapësira për të vendosur njerëzit e tij në krye të drejtorive të rëndësishme. Sipas këtyre burimeve, Prifti ka kërkuar largimin e të gjithë drejtorëve, të cilët do të zëvendësohen menjëherë nga njerëz të LSI. Synimi është që të punësohen sa më shumë njerëz të LSI. Këtë gjë e ka shprehur qartë vetë Prifti, sapo u shpall aleanca e re mes PD dhe LSI. Në një intervistë televizive, Prifti shpjegoi mënyrën se si do t’i mbanin votat e LSI e madje do t’i shtonin ato.Nga ana tjetër, edhe marrëveshja e qeverisjes mes LSI dhe PD ishte e qartë në këtë drejtim. Vetë Berisha shpalli se shteti do të ndahej 80 me 20% mes aleancës së djathtë dhe LSI.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›