E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largimi i Canës, thuajse i sigurt

Sipas "La Provence", Lorik Cana mund të largohet vërtet nga Olimpiku i Marsejës gjatë merkatos së kësaj vere. I shndërruar në një kapiten emblematik i klubit francez, pas 4 vjetësh dhe 170 ndeshjesh me bluzën e marsejezëve, mesfushori shqiptar duket se nuk e ka të sigurt vendin në formacionin e Didier Deschamps për sezonin e ardhshëm. Ky i fundit preferon lojtarë më teknikë, ndërsa presidenti Diuf thekson se "nuk është e vërtetë që trajneri nuk preferon Canën, pasi ai ia ka shprehur lojtarit konsideratën e tij të lartë". Edhe pse lajmi i largimit ende nuk është bërë zyrtar, tashmë gjërat janë thuajse të sigurta. Ish-lojtari i PSG-së, i cili ka zhvilluar një sezon të mrekullueshëm, ka qenë i jashtëzakonshëm në mënyrën se si e "karikonte" skuadrën. Nëse informacioni do të konfirmohet, atëherë grinta e tij do t‘i mungojë stadiumit "Velodrome". Për të ka oferta nga Anglia dhe Gjermania.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›