“Largimi i FMN-së për të manipuluar financat”
Autori i Lajmit: red.
Partia Socialiste vlerëson si realiste shifrat e deklaruara dy ditë më parë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar lidhur me rritjen ekonomike në vend. “Vlerësoj realizmin me të cilin FMN foli dje në Tiranë përballë Qeverisë dhe natyrisht edhe përballë publikut shqiptar, duke vënë theksin në efektet e krizës ekonomike globale edhe në Shqipëri, duke vënë theksin apo duke shfryrë shifrat dhe angazhimet e fryra elektoralisht të Qeverisë së Sali Berishës, veçanërisht ato të rritjes ekonomike, duke kthyer pikërisht këto shifra në realizëm. Do të doja të përmendja përsëri rritjen ekonomike për vitin 2009 parashikuar në buxhet në 3.5 % nga 6% apo mbi 6 % për të cilin flet Qeveria”, - tha nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe. Numri dy i deputetëve socialistë ka kundërshtuar gjithashtu largimin nga vendi ynë të FMN-së, duke pohuar se Qeveria po manipulon financat ndaj kërkon largimin e këtij institucioni. Braçe tha se të dhënat e FMN-së janë paralajmërim i dhunës fiskale që Qeveria ka ushtruar në vitin 2008, dhe që tashmë është shtrirë gjerësisht edhe në vitin 2009. “Argumentimi i djeshëm i Qeverisë apo lajmi i dalë nga Qeveria se me FMN-në do të flitet apo negociohet thjesht dhe vetëm pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009, është i papranueshëm. Natyrisht që është një lajm i keq për të gjithë shqiptarët që paralajmëron për gjashtë muajt në vijim deri në muajin e mbajtjes së zgjedhjeve, abuzim total me paratë e shqiptarëve në buxhetin e shtetit dhe natyrisht shenjat të cilat jep buxheti të cilin do ta diskutojmë javës tjetër në parlament, dhe natyrisht paralajmërim akoma e më i madh i dhunës fiskale që qeveria ka ushtruar edhe përkundrejt vitit 2008, por tashmë e shtrirë gjerësisht edhe përgjatë vitit 2009”, - tha ai. Braçe shtoi se do të ketë rënie të ndjeshme të të ardhurave në buxhetin 2009, çka sipas tij, konfirmohet edhe në statistikat që vijnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Lidhur me deklaratën e Berishës se Gërdeci është një gabim njerëzor, ai shtoi se tragjedia e 15 marsit është një kafshëri njerëzore që ndëshkohet nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2008