Paloka: “Parlamenti, sallë për 140 deputetë, jo vetëm për 10”
Autori i Lajmit: red.
Një tjetër deputet i PD-së ka komentuar grevën e 11 deputetëve të Parlamentit mbi Kodin Zgjedhor, Edi Paloka, i cili disa vite më parë kur Ilir Meta ishte Kryeministër, është burgosur nga autoritetet për protestë të jashtëligjshme, protestë kjo e organizuar nga PD-ja kundër vjedhjes së pretenduar të votës. Paloka është shprehur kundër zënies së Sallës Plenare të Kuvendit, si dhe nuk u besonte deklaratave të kreut të LSI-së për demokracinë dhe protestën. Deputeti i PD-së nënvizoi më tej se “nuk është çështja se unë jam pro apo kundër. Greva, së pari, për mua nuk mund të zhvillohet në ambientet e sallës së Parlamentit, sepse ata vërtet janë deputetë, po kjo sallë është për 140 dhe jo për 10 deputetë. Dhe së dyti, më duket pak e vështirë të komentoj deklaratat e Ilir Metës, sepse unë jam një nga ata që u fut në burg, sepse po protestinim jo për votën që mendohej se po vidhej, siç mendon Meta se mund të vidhet, por për votën që ishte vjedhur nga Ilir Meta. Jam lidhur me të, sepse jam futur në burg dhe kam bërë burg, sepse protestoja për të mbrojtur votën. Kështu që e kam pak të vështirë të besoj tek deklaratat e Metës për mbrojtje të demokracisë, për dhjetor etj, etj. sigurisht që çdokush ka të drejtë të protestojë, çdokush ka të drejtë të kërkojë, edhe gjëra absurde. Tani si mund të mbyllem unë si deputet dhe të hyj në grevë urie dhe të kërkoj që të më rrisin rrogën 10 mijë dollarë? Protestoj por në mënyrën time, por nuk mund t i hyj në shtëpi zotnisë p.sh, t i hyjmë në shtëpi atij, t i zëmë shtëpinë dhe unë këtu do të rri dhe këtu më është mbushur mendja të rri dhe dua nga qeveria të më japë 10 mijë dollarë në muaj. Megjithatë, pa bërë ironi, secili ka të drejtë të protestojë, të gjejë mënyrën e protestës, por deklaratat e tyre nuk mund t i marr të sinqerta”, - përfundoi Edi Paloka.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2008