E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetja e PSD mbështet grevistët

Autori i Lajmit: red.
“Unë sensibilizohem dhe u dal në solidaritet të plotë kolegëve tanë deputetë, që janë në grevën e urisë këtu në sallën e Kuvendit, në mbrojtje të votës së lirë. Kështu ka deklaruar dje deputetja e Partisë Socialdemokrate, Angjelina Kola. Ajo tha se nuk është e lehtë që një deputet të futet në grevë urie, të përdorë metodën më ekstreme, për një problem kaq të thjeshtë, që mund të ishte zgjidhur me konsensus nga të dy krahët e politikës shqiptare. Megjithatë, ata zgjodhen këtë masë ekstreme vetëm në mbrojtje të votës së lirë. Unë si deputete e majtë që jam, gjithmonë kam konstatuar se partia më e madhe opozitare, që është Partia Socialiste, me aleatët e saj, në vend ë të bëjë bashkimin e së majtës, për një fitore të sigurt, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, ajo po i bën karshillëk mendimit të mazhorancës, pro qeverisë Berisha, duke eleminuar forcat politike të krahut të vet, siç është Lëvizja Socialiste për Integrim, duke mos mbrojtur dhe numëruar votat e tyre. Kjo është njëlloj sikur të themi që një parti të numërojë votat e një partie që e ka në opozitë. Kjo nuk është absolutisht demokratike. Nuk është absolutisht në kulturën demokratike të shqiptarëve, sepse akoma nuk e kemi arritur atë stad”, - tha ajo.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›