Mustafaj: “PD duhet të sigurojë gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje”
Autori i Lajmit: red.
Deputeti demokrat Besnik Mustafaj ka dalë në krah të deputetëve që janë hedhur në grevë për çështjen e Reformës Zgjedhore, duke deklaruar se mungesa e besimit dëmton procesin zgjedhor. Sipas Mustafajt, Partia Demokratike e ka vuajtuar vetë në kurriz manipulimin e votës nëpërmjet numërimit dhe, si e tillë, ajo duhet të reflektojë në këtë drejtim për të garantuar besim si për votuesit, ashtu edhe për forcat pjesëmarrëse në procesin zgjedhor. “Ligji që po afrohet, gjithë reforma e Kodit Elektoral duhet të synojë krijimin e mirëbesimit tek ligji. Me këtë dua të them se ne të PD-së kemi vuajtur shumë herë nga manipulimi i votave nëpërmjet numërimit të tyre. Pra, unë besoj se përfaqësuesit e PD-së në komisionin për hartimin e Kodit të ri Elektoral, do të kenë ndjeshmërinë e mjaftueshme për të siguruar gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje. Po ashtu, PS është një parti që në biografinë e saj ka shumë njolla të manipulimit të zgjedhjeve gjatë 8 viteve që ishtë në pushtet, dhe është e rastit tani që nëpërmjet kontributit për këtë ligj t`ia heqë vetes këto njolla”, - tha Mustafaj. Deputeti i PD-së u bëri thirrje dy bashkëkryetarëve të Komisionit Zgjedhor që të jenë të kujdesshëm në hartimin e draftit përfundimtar të reformës, pasi, në rast se ajo nuk rrezaton besim, atëherë do të ketë destabilitet politik.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2008