Policia, ndjekje penale Petrit Vasilit
Autori i Lajmit: red.
Policia e Tiranës tha se i konsideron të papranueshme veprimet e kryera nga drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ka paditur penalisht nënkryetarin Petrit Vasili. “Veprimet e pjesëmarrësve në tubim duke u shtrirë, ulur dhe qëndruar në këmbë, përballë hyrjes kryesore të Kuvendit të Shqipërisë, cenojnë rëndë sigurinë e institucionit që ruhet dhe sigurohet nga Forcat e Gardës së Republikës, të cilat përgjigjen përveç objektit, por edhe për ruajtjen e sigurimin gjatë lëvizjes së personaliteteve të larta shtetërore”, - deklaroi zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini. Ajo tha se ka marrë masa të menjëhershme në drejtim të sigurimit të rendit publik, pasi përreth tri ditë, Lëvizja Socialiste për Integrim, me Sekretar të Përgjithshëm Petrit Vasilin, kanë zhvilluar një tubim përballë Kuvendit të Shqipërisë, pa njoftuar më parë në Policinë e Tiranës, duke bllokuar kështu segmentin në rrugën “Xhorxh Bush”. Drejtoria e Policisë Tiranë theksoi se me fillimin e grumbullimit të tubuesve në datën 10, 11, dhe 12 nëntor 2008, ka planifikuar dhe ka marrë masat për sigurimin e rendit publik, duke bashkëpunuar me Gardën e Republikës. Përgjatë këtyre tri ditëve, tubuesit kanë qëndruar në vendin e sipërcituar dhe deri më tani nuk ka pasur probleme apo konfrontime përmes tubuesve dhe forcave të Policisë.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2008