E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largimi i Memise enigme. Favorizohet Kollozi

ALUIZNI

Per ish-drejtorin e pergjithshem te ALUIZNI-t menaxhimi i procesit te legalizimeve ishte kthyer ne nje sfide personale. E para sepse me ish-bashkepunetoret e tij me te afert nuk komunikonte prej me shume se nje viti dhe e dyta rrjedhoje e te pares procesi nuk po ecte me ritmet e duhura. Sikur te mos mjaftonte kjo pakenaqesia nga radhet e demokrateve dhe miqve te tyre ishte shtuar mjaft kohet e fundit dhe Shaban Mimia po ndjente se largimi ishte ceshtje ditesh thjesht nuk donte te dorezohej. Humbjen e pare e ndjeu perballe sfides me ish-kreun e Tiranes dhe nendrejtorin e pergjithshem vartesin e tij dhe bashkepunetorin me te ngushte Ferdinand Shehun. Tentativa per ta shkarkuar deshtoi kur kryeministri e riktheu Shehun serish ne detyren e numrit dy te ALUIZNI-t. Ne dy javet e fundit raporti mes Memise dhe Shehut thuajse nuk ekzistonte duke ndikuar kesisoj ne thellimin e deshtimit te procesit te legalizimeve. Memia e kishte te veshtire te punonte pa vartesin kryesor kurse Shehu nuk kishte te drejte firme aq sa situata u komplikua mjaft me ardhjen e grupit task-force antikorrupsion te Kryeministrise. Raporti final i ketij grupi pune nuk ka dale ende ndersa largimi i Shehut u duk si pergjigje ndaj permbajtjes se hetimeve. Ne kete situate te ndere kryeministri Berisha duhet te bente zgjedhjen e veshtire se cilin duhet te mbante ne pune Shaban Memine i cili ka kontribuar fort me ardhjen ne pushtet te PD-se apo Ferdinand Shehun nje eksponent ne rritje vitet e fundit. Me sa duket  Berisha zgjodhi te dytin biznesmen i njohur te suksesshem sic e konsideron veten Shehu.

Largimi i Memise u be publik ne mbremjen e dates 26 tetor ne menyre krejt te mistershme dhe pa asnje njoftim publik e ne keto kushte nuk dihen ende zyrtarisht motivacionet e shkarkimit/largimit te tij.

Sakaq kane nisur te perfliten emrat e pare qe mund te marrin postin e shefit te ALUZINI-t e nje nder ta shikohet ne avantazh ish-deputeti i PD-se Ardian Kollozi i cili humbi zgjedhjet e majit per kryetar Bashkie ne Vlore. Aktualisht procesi i legalizimeve ndodhet ne nje faze delikate gati e deshtuar pasi ne kater vjet aktivitet nuk ka mundur te mbylle dosje ne jo me shume se 3 per qind te aplikanteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›